Përballë ekipit të Kroacisë, trajneri Silvinjo vendos të aktivizoj mbrojtësin Elsaid Hysaj, edhe pse deklarata para ndeshjes flisnin për heqjen nga formacioni në ndeshjen e sotme të mbrojtësit kuq e zi.
Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj u vu në qendër të kritikave për golin e dytë të Italisë, kur ai uli kokën instiktivisht dhe nuk pengoi topin e quajtur nga Barella, që më pas përfundoi në rrjet.
Megjithatë, një video e shpërndarë së fundmi, e filmuar në pozicion këndor, fare pranë flamurit ku Italia ekzekutoi një goditje këndi me Pellegrinin që gjeti Bastonin, i cili nuk e pati të vështirë të shënonte me kokë.
Video e publikuar tregon momentin kur Pellegrini kroson dhe Hysaj përballë tij shmang topin duke kthyer kokën, duke mos penguar topin, që më pas shndërrohet në gol nga Bastoni.
Gjykojeni vetë këtë moment, pasi s’mund të jetë rastësi që mbrojtësi të shmang topin sa herë që është përballë tij.