Çfarë nuk janë në gjendje të bëjnë spitalet monopol të Klodian Allajbeut! Përveçse të rekrutojnë qindra mjek në Shqipëri, të cilët i paguan nën dorë për çdo pacient që sjell në dyert e spitalit, e të cilët iu nënshtrohen një sërë analizash pa rëndësi për të paguar këtë zinxhir grabitësish, së fundmi përmes reklamave nëpër rrjete sociale, po tentojnë të mashtrojnë çiftet të cilët shfaqin siptoma të infertilitetit, për t’i bindur se klinika e tyre ka një përqindje të lartë të suksesit të fertilizimit in vitro. Pretendimt e spitalit janë se 75% të rasteve të fertilizimit in vitro kanë rezultate pozitive, por për këtë nuk paraqet asnjë fakt.
Reklama e sposorizuar e “Spitalit Hygea” me të cilin klinika mashtron qytetarët në nevojë
Ekskluzive.al përmes faksimileve të siguruara nga burime konfidenciale, do t’iu sjell provat se “Spitalit Hygea”, jo vetëm që nuk ka një përqindje suksesi prej 75% të procedurës së fertilizimit in vitro tek pacientët e saj por përqindja është shumë herë më e ulët.
Për efekt të ndjeshmërisë së procedurës dhe etikës profesionale, kemi zgjedhur që emrat e pacientëve
që kanë përfunduar me sukses apo jo procedurën do të zbehen në këtë investigim. Nga ana tjetër, në fotot më poshtë dallohet qartë rezultati i kësaj ndërhyrje, mjeku referues dhe informacione që i shërbejn këtij investigimi.
Në faksimile e siguruara nga ekskluzive.al, janë disa muaj në të cilën pasqyrohen regjistrat periodik të Klinikës së Fertilitetit pranë “Spitalit Hygeia”, ku fatkeqësisht nuk kanë mundur të ngelin shtatëzanë mbi 50% përqind të grave që i janë nënshtruar procedurës. Spitali gënjen kur thotë se procedurat e saj janë 75% të sakta, ku dokumentat flasin të kundërtën dhe këtë spitali e di shumë mirë pasi i ka të njëjta të dhëna, sikurse janë paraqitur prej nesh.
Vetëm në dokumentat e paraqitura, pasi disponojmë shumë të tjera, mund të numërojmë 118 procedura NEGATIVE, ose të dështuara në klinikën e fertilitetit. Duke iu referuar njoftimit të spitalit, përmes banerit të reklamës kuptojmë se një procedurë “IVF” tek Hygeia kushton 2450 euro, që në fakt çmimi ndryshon e shtrenjtohet me nisjen e trajtimit, ku kap shifrën deri në 5 mijë euro në fund të tij. Por e marrim të mirëqenë se çmimi është 2450, vetëm përmes këtyre 118 procedurave të dështuara që spitali i përmend si suksese nëpërmjet mashtrimit, Hygeia ka arritur të arkëtoj rreth 289 mijë euro për 9 muaj.
Ekskluzive.al disponon të tjera faksimile të spitaleve të Klodian Allajbeut, që do të publikohen ditët në vazhdim e që kanë të bëjnë me pasqyrat e aktivitetit ilegal e kriminal të oligarkut të shëndetësisë.
Në dokumentat e siguruara, do të paraqiten të gjithë Mjekët Referues, të rekrutuar me përqindje nga oligarku për çdo pacient që dërgojnë tek “Spitali Hygeia” apo “Spitali Amerikan”, që i nënshtrojnë analiza shpesh të panevojshme si rasti i koronarografive të dështuara, skanerit apo analizave të tjera, ku mjekët kryejnë procedurën në mënyrë që të marrin paratë e pacientëve që shkojnë me mirëbesim, pa pasur asnjë problem serioz me shëndetin.