osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Pas vendimit për Sali Berishën, reagon Home Office: I sanksionuar pas shqyrtimit të të gjitha provave!

Pas vendimit për Sali Berishën, reagon Home Office: I sanksionuar pas shqyrtimit të të gjitha provave!

Qëndrimi që qeveria britanike përcolli përmes Home Office, tregon se rekomandimi CSN 2023 është arritur si produkt i një vlerësimi gjithëpërfshirës të provave në dispozicion.

Anglia mbetet një partnere afatgjatë e Shqipërisë, përfshirë prokurorin Special, policinë e shtetit dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese në identifikimin e përgjegjësisë dhe ndërmarrjes së veprimeve kundër krimit dhe korrupsionit, theksohet në vendim.

Aty kujtohen gjithashtu se hapat e ekzekutivit përfshijnë ndihmën për forcimin e strukturës së Posaçme Antikorrupsion, SPAK, veçanërisht për reduktimin e perceptimit të publikut lidhur me pandëshkueshmërinë dhe përmendet ofrimi i asistencës strategjike për policinë e shtetit shqiptar, bashkëpunimi me partnerët shqiptarë për forcimin e sistemit gjyqësor; mbështetja e medias së pavarur dhe shoqërisë civile për forcimin e transparencës brenda sistemit gjyqësor, si dhe nënshkrimi i deklaratës së përbashkët Shqipëri-Angli nëntorin e vitit 2023, që forcoi themelet e deklaratës dypalëshe të dhjetorit 2022.

Sekretari i brendshëm e ka fuqinë të përjashtojë një shtetas jo-britanik nëse prania e tij nuk konsiderohet e favorshme për të mirën publike, shkruan “Top Channel”. Përjashtimi rezervohet normalisht për raste që përfshijnë sigurinë kombëtare, krimin ndërkombëtar (krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit apo genocidin, korrupsionin dhe sjelljen e papranueshme.

Aplikuesi ka të drejtën ligjore të kërkojë leje për të apeluar vendimin e gjykatës, theksohet më tej, teksa në fund evidentohet fakti që puna e përbashkët është duke prodhuar suksese domethënëse, me më shumë operacione të përbashkëta dhe hetime të planifikuara këtë verë.