Një tjetër sfidë e ”EURO 2024” u mbyll. Rumania ka arritur një fitore të merituar përballë Ukrainës në Mynih, me rezultatin 3-0.
Sfida nisi mjaft fuqishëm nga të dyja kampet, teksa goli i parë u shënua në minutën e 29 nga Stanciu, i cili realizoi në një mënyrë fantastike.
Në pjesën e dytë, ishin sërish rumunët të cilët në harkun e 4 minutave shënuan dhe dy herë të tjera me Marin dhe Man, duke i prerë shpresat ukrainasve.
Kështu Rumania shkon në kuotën e tre pikëve në Grupin E, duke kryesuar grupin, në të njëjtin grup ku bëjnë pjesë Sllovakia që tashmë renditet e dyta me 3 pikë dhe Belgjika e trea me zero pikë por me golavarzh më të mirë se Ukraina.