UEFA, ka nisur një hetim ndaj Shqipërisë, pas ndeshje së parë të Europianit, atë ndaj Italisë.
Akuzat e ngritura për kuqezinjtë, lidhen me sjelljen e tifozëve.
Hyrja e tifozit në fushën e lojës në minuta e fundit të ndeshjes, duke sjellë ndërprerjen për pak çaste të ndeshjes, është pjesë e këtij hetimi disiplinor.
Sipas ndërkombëtarëve, po shqyrtohet pushtimi i fushës, por edhe ndezja e fishekzjarrëve në tribuna apo edhe hedhja e objekteve.
Gjithashtu, është hapur hetim edhe për një shpalosjen e një mesazhi provokues.