osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Zjarri përpin disa banesa tek tregu i rrobave të përdorura në Shkodër! 21 mjete zjarrfikëse dhe 110 punonjës mbyllin luftën me flakët pas 5 orësh !

Zjarri përpin disa banesa tek tregu i rrobave të përdorura në Shkodër! 21 mjete zjarrfikëse dhe 110 punonjës mbyllin luftën me flakët pas 5 orësh !

Flakët kanë përfshirë disa banesa në tregun e rrobave të përdorura të qytetit të Shkodrës, megjithatë ende nuk ka një bilanc zyrtar nga policia. Ndërsa pranë vendit ku ka rënë zjarri ka shkuar edhe kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci.

Policia janë evakuar banorët e shtëpive përreth banesave ku ka rënë zjarri.

Kryebashkiaku Benet Beci mbajti një prononcim për gazetarët nga vendi ku ka rënë zjarri në Shkodër në lagjen e tregut të rrobave të përdorura.

‘Ka një orë e gjysëm që është stabilizuar situata. Ka qenë një betejë për të menaxhuar dhe marrë në kontroll situatën e zjarrit. Jam i gëzuar që tani nuk ka më rrezik. Është stabilizuar situata. Ka qenë shumë e rëndë dhe faleminderit zjarrfikësve të Lezhës, të Vaut të Dejës. Kanë ardhur nga Ulqini.

I falënderoj shumë, kjo situatë ku zjarrëfikësit nuk kishit mundësi të futesh, kjo katrahurë urbanistike ka qenë shqetësim i madh. Ka akoma punë për të pastruar situatë dhe për ta venë në kontroll. Nuk kemi pasur dëme në njerëz dhe situata është në kontroll.’, shprehet kryebashkiaku.

Të gjitha strukturat e Bashkisë të angazhuara kundër zjarrit të rënë në tregun e rrobave të përdorura në Qafë Hardhi.

Përveç zjarrfikësve në vendngjarje janë angazhuar edhe 20 efektivë të repartit të FNSH, 3 autoambulanca me personel nga Spitali i Shkodrës, 110 punonjës të Bashkisë Shkodër, 30 efektivë të Repartit Ushtarak Vau Dejës, 1 helikopter i ushtrisë.