Tridhjetë e pesë ton kokainë, me vlerë rreth 30 miliardë euro janë zbuluar nga policia gjatë bastisjeve të kryera në shtatë shtete federale.
Sipas Bild.de, kjo ka qenë zbulimi dhe “konfiskimi më i madh i kokainës” në Gjermani dhe solli arrestimin e 7 personave.
Një pjesë e madhe e kësaj sasie kokaine është kapur në portin e Hamburgut. Një pjesë e saj ishte fshehur në arkat e frutave mes ananasit.
Bastisjet u zhvilluan në North Rhine-Westphalia, Bavari, Berlin, Brandenburg, Hamburg, Hesse dhe Saksoninë e Ulët.
Deri më tani nuk dihen detaje të tjera dhe as nuk dihet se kush është arrestuar.
Bëhet fjalë për rezultatet e operacionit të koduar ‘Plexus’, i cili u krye nga një ekip i përbashkët hetuesish narkotikësh doganor dhe policor nga Shtutgarti, Karlsruhe dhe North Rhine-Ëestphalia.
Një pyetje për BILD: A është Gjermania narkoshtet sepse Shqipëria 30 ton kokain asqë i ka dëgjuar e jo më t’i ketë parë në teritorin e saj?