Lista e 720 eurodeputetëve të zgjedhur përfshin përveç tiktokrave, kllounve, humoristëve dhe fashistëve edhe dy emra të burgosurish që janë aktualisht në paraburgim për aktivitet të dyshuar kriminal. Ilaria Salis, e partisë së majtë italiane, dhe Fredi Beleri, një kandidat për “Demokracinë e Re” të qendrës së djathtë greke.
Por Ilaria Salis nuk është kriminelisi terrorist Beleri, me tre emra, 3 herë i dënuar, një injorant mediokër i paarsimuar, analfabet, i përdorur nga qarqet shoviniaste greke, gjoja si i dënuar politik, drejtues i një minoriteti etnik fallco, që është krijuar nga fantazitë e gjithfarë zagarësh antishqiptar, duke futur edhe dy maskarenj të politikës shqiptare… Ilir Meta dhe Sali Berisha, që janë drejtë fundit të tyre politik.
Ky birbo klloun, që llumi i mediav në Shqipëri si “antiramiste” e krahasojnë me antinazisten Ilaria Salis, kur në fakt është pas hekurave për vjedhje votash dhe mashtrim zgjedhor dhe e kaluar e tij prej naziskini grek me MAVI edhe Agimin e Artë, nuk mund të krahasohet me deputeten italiane, të arrestuar nga drejtësia e neonazistit hungarez Orban.
Ilaria u arrestua në Hungari pak më shumë se një vit më parë dhe është ende në pritje të gjyqit me akuzat për sulm ndaj ekstremistëve neonazistë, akuza që ajo nuk i pranon. Pas suksesit në dy rajone italiane, ajo tani është gati të lirohet, sipas rregullave që u japin eurodeputetëve imunitet prej procedurave ligjore në shtetet e tjera anëtare të BE-së.
Në praktikë, dokumentet për të siguruar lirinë e saj mund të zgjasin katër deri në pesë javë dhe asaj mund t’i duhet kohë për t’u rikuperuar nga sprova e saj, duke rrezikuar potencialisht aftësinë e saj për të marrë pjesë në procedurat e hapjes së mandatit të ri pesëvjeçar.
Ndërsa hajduti i votave Beleri nuk ka asnjë shans të përfitoi, sepse Shqipëria nuk është anëtare e BE dhe nuk ka asnjë varsi nga vendimet politike europiane.
Kështu që gjithë llumi i hale portaleve duhet të heshtin dhe të mos mashtrojnë publikun duke shpërndarj lajme të rreme dhe duke guxuar të barazojnë një nazist hajdut me antinazisten Ilaria. /Ekskluzive.al