osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Mos u mërzisni “demokot” nuk jeni vetëm! Komedia Berisha & Basha rreth logos dhe vulës së partisë përsëritet edhe në Francë

Mos u mërzisni “demokot” nuk jeni vetëm! Komedia Berisha & Basha rreth logos dhe vulës së partisë përsëritet edhe në Francë

Lufta e egër për pushtet, përplasjet politike ndërmjet pozitës dhe opozitës, por edhe kacafytjet brenda së njëjtës parti, nuk janë veçori vetëm të jetës politike në Shqipëri. Përkundrazi. Ato ngjasin edhe në vendet me demokraci të konsoliduar si psh në Amerikë, apo së fundmi edhe në Francë.

Të gjithë kanë parë dhe ndjekur sa me kërshëri, por po aq edhe me trishtim, sulmin dhe shkatërrimet që ngjanë më 6 janar të vitit 2021 mbi Capitol, (parlamentin amerikan). Presidenti i deriatëhershëm i Shteteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, nuk e pranoi rezultatin e zgjedhjeve të sapombajtura presidenciale dhe akuzoi kundërshtarin e tij, presidentin e tashëm, Xho Bajden, për manipulim të votave.

Dhe dihet përfundimi. Mijëra veta, mbështetës të Trumpit, iu vërsulën institucionit të lartë të demokracisë amerikane, duke thyer dhe shkatërruar çfarë mundnin. Kjo ngjarje i dha një goditje të fortë edhe imazhit të demokracisë amerikane në mbarë botën. Aq sa ndonjëherë të dukej se ishe në Shqipëri, ku opozita e pranon rezultatin e zgjedhjeve vetëm nëse është ajo që ka fituar. Ndryshe: vjedhje votash, manipulim, demonstrata, molotovë etj etj.

Ndërsa këto dy ditët e fundit skena politike shqiptare duket se u “transferua” pa pritur në Paris. Dy fraksionone të partisë republikane franceze po kacafyten egër që nga dita e djeshme se kujt i takon vula dhe logo dhe kush ka të drejtë të flasë në emër të partisë!

Shkaku për këtë “gjurulldi” erdhi nga vendimi personal i kryetarit të partisë republikane franceze, Erik Çiotti, i cili vendosi të bashkohet me partinë e ekstremit të djathtë të Marinë Lë Pen, “Bashkimi Kombëtar”!

Siç dihet pas fitores së bujshme të partisë së Lë Penit në zgjedhjet e së dielës së shkuar për Parlamentin Europian, presidenti francez Emanuel Macron shpalli shërndarjen e parlamentit dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja më 30 qershor dhe 7 korrikun e ardhshëm. Republikanët në zgjedhjet për Parlamentin Europian si dhe në ato ato të kaluarat për president dolën dobët. Me afro 7.5 përqind të votave.

Për këtë arsye presidenti i tashëm i kësaj partie vendosi që të hyjë në aleancë me partinë e ekstremit të djathtë. Ai e arsyetoi këtë vendim me faktin se partia e tij gjendet midis Shillës dhe Karibës, ose më shqip akoma midis kudhrës dhe çekanit. “Nga njëra anë – tha ai- kemi partinë e “Bashkimit Kombëtar”. Nga ana tjetër kemi partinë “En Marche” të presidentit Macron. Kjo e fundit doli e dyta në zgjedhjet e së dielës, me më pak se gjysmën e votave që mori partia e Lë Pen-it!

Por kjo nismë vetjake e presidentit të republikanë, e marrë pa u këshilluar më parë me asnjë nga tenorët e partisë së tij, u prit me nervozizëm nga aparati dhe byroja drejtuese e partisë. Të cilët mblodhën me urgjencë të mërkurën pasdite Byronë Politike, (kështu quhet edhe në Francë kryesia e partisë). Të gjithë “byroistët” vendosën njëzëri përjashtimin e Çiotit nga partia !

Kur shikon këto lëvizje dhe vendime ngandonjëherë të duket sikur je në plenumet e PPSH-së! Por Çiotti nuk dëgjoi nga ai vesh. Vetëm pak minuta pas përfundimit të kësaj mbledhjeje, ai njoftoi në “X”, ish – Twitter”, se nuk e njeh fare këtë vendim. Se ai është i zgjedhur nga anëtarët e partisë dhe militantët dhe vetëm ata kanë të drejtë ta shkarkojnë nga posti i presidentit! Dhe ai do tu drejtohet pikërisht atyre për të gjetur mbështetje për vendimin e tij.

Si për ironi të historisë pikërisht kështu ka vepruar para afro 60 vjetësh edhe kryetari i partisë komuniste kineze, Mao Ce Duni. I mënjanuar në atë kohë nga aparati i partisë që kontrollohej atëbotë nga Liu Shao Çi, Mao i bëri thirrje gardistëve të kuq për mbështetje. Dhe kështu filloi i ashquajturi “Revolucion kulturor” që shkaktoi aq shumë gjak dhe rrëmujë në mbarë Kinën.

Por deri sa masa e militantëve të votojë në favor të « byroistëve” apo liderit të kontestuar, në Francë ka lindur një pikëpyetje e madhe: Kush e komandon sot partinë?! Kush ka të drejtën e mbajtjes së vulës dhe logos. Dhe më shumë akoma: kush ka në dorë çelsat e kasafortës së partisë?! Si do zgjidhet kjo nyje gordiane?! A do shkojë puna edhe atje deri te Gjykata e Apelit?!

Se duhet ditur se Partia Republikane Franceze nuk është një parti dosido. Ajo është një nga partitë më të vjetra dhe më të respektuara të Francës. Boll të kujtohet se ajo është krijuar nga ish – gjnerali i Luftës së Dytë Botërore dhe ish presidenti Sharl Dë Gol. Disa ish –presidentë të famshëm të Francës si Zhak Shirak apo edhe Nikolla Sarkozi kanë dalë nga gjiri i kësaj partie, e cila sot duket sikur po jep shpirt.

A nuk na kujton situata sot në partinë republikane franceze një parti po aq të famshme në Shqipëri, që është katandisur sot, siç thuhet, në “kokoshi një thelë”?!

Ndryshe a është demokracia shqiptare që po imiton demokracitë perëndimore, apo janë këto të fundit që po marrin tani “shembull” nga jeta politike në Shqipëri?!