Ilir Meta u shfaq i degraduar psiqikisht pasi doli nga SPAK duke u hequr si denoncues i marrë peng dhe duke folur përçartë për “ndarjen” që Rama bashkë me Vuçiçin donin tê bënin Kosovës, inceneratorët që nuk hetoheshin, MacGonigal, Alabbarin i portit të Durrësit dhe dhjetëra brockulla të tjera, që vetëm një njeri me çekulibrim psiqik mund ti rrjeshtoi pa asnjë lidhje me njëra tjetrën.
Nuk dihet se çfarë i thanë atje brenda, por kur doli dukej që nuk ishte në vete.
Ndaj dhe shoqëruesi pa licencë, ish ushtari i tij i bëmave në aeroprtin e Rinasit Leshko, për të mos u turpëruar më shumë në publik, e morën për dore për të larguar si të ishte doktori psikiatër me pacientin që mundohet ta qetësoj.
Mjafton të shohësh vetëm fotot, për të arritur në përfundimin se ky ose ka një hall të madh që dihet tmerri pa fund i tij nga SPAK është hall e kaluar hallit, ose nuk është normal.
Por e dyta, me gjasë është pasojë e së parës.