Ilir Meta mbajti një konferencë për shtyp pasi dëshmoi për 3 orë në SPAK.
Meta ka dalë nga kontrolli duke shfryrë ndaj drejtësisë së re, duke i quajtur fundërrina të Ramaformës, ndërsa tregoi se për çfarë u pyet 3 orë në Prokurorinë e Posaçme.
Perveç idotësive që deklaroi i tmerruar duke pritur fundin e tmerrshëm, ai pranoi publikisht se para hyrjes në SPAK i kishin sekuestruar gjithçka, telefonin, orën, rripin e pantallonave çelsat e makinës pra i kishin lënë vetëm pantallonat.
Këto masa nuk merren kur pyetesh në prokurori por kur ka vendim nga gjykata për masë arresti pra për paketim.
A thua se po tregonte trimëri Meta deklaroi:
“Më hoqën orën, nuk u mërzita shumë, më hoqën dhe celularin nuk u mërzita, me morën çelsat e makinës, më hoqën edhe rripin por pantallonat nuk m’i heqin dot”, duke mos kuptuar se ky ishte një ogur i zi për fatin që e pret
Sipa këtyre që tregon Ilir Meta nu ka patur shanse të shkonte në shtëpi, sepse këta masa paraprake në hyrje të prokurorisë merren vetëm para arrestimit dhe jo në fazën e deklarimeve, por çudia ka ndodhur që Meta nuk është “paketuar”. Duhet ë jetë një forcë madhore ajo që e ka shtyrë prangosjen e tij dhe kjo është një enigëm e madhe!
Kush është shpëtimtari i Metës sot nga prangat?! /Ekskluzive.al