Kombëtarja shqiptare e futbollit duket se është gati për në Euro 2024. Të ndodhur në Grupin B, kuqezinjtë kanë përballë Italinë, Kroacinë dhe Spanjën, teksa e nisin këtë rrugëtim më 15 qershor kundër “Të kaltërve” të Spallettit.
Formacioni/ Dy variantet si luan Kombëtarja në Euro 2024, sakrifikohet Taulant SeferiKombëtarja
Redaksia
12 Qershor, 14:35 | Përditesimi: 12 Qershor, 14:39
Share
Rrit madhesinë e shkrimit Zvogëlo madhesinë e shkrimit
Kombëtarja shqiptare e futbollit duket se është gati për në Euro 2024. Të ndodhur në Grupin B, kuqezinjtë kanë përballë Italinë, Kroacinë dhe Spanjën, teksa e nisin këtë rrugëtim më 15 qershor kundër “Të kaltërve” të Spallettit.
Tanimë Sylvinho duket se ka në mendje edhe formacionin që do përballet me Italinë, teksa vendosja dhe emrat nuk do ndryshojnë shumë nga duelet e fundit. Varianti i parë parasheh një vendosje 4-3-3 me Bajramin pas sulmit, në formën e një lojtari të lirë.
Ndërkohë në variantin e dytë, Bajrami merr një rol në krahun e majtë të sulmit, teksa formcohet mesi i fushës. Në variantin e dytë, që mund të ndryshohet edhe brenda ndeshjes, i sakrifikuari është Taulant Seferi.
Tej emrave dhe balotazhit në disa pozicione, skema fikse e Sylvinhos do jetë 4-3-3, e ndryshueshme në bazë të kundërshtarëve dhe rezultatit.
Formacioni i mundshëm i Kombëtares:
Varianti 1 (4-3-3): Berisha; Hysaj, Ismajli (Ajeti), Gjimshiti, Mitaj; Ramadani, Asllani, Bajrami; Asani, Seferi, Broja
Varianti 2 (4-3-3): Berisha; Hysaj, Ismajli, Gjimshiti, Mitaj; Ramadani, Asllani, Laçi; Asani, Bajrami, Broja
Ndeshjet e Kombëtares në Grupin B të Euro 2024: