osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Kryemadhi në SPAK/ Juristi Romeo Kara: Së shpejti do ketë një akuzë! Këto janë lidhjet e Metës me “Metamorfoza”

Kryemadhi në SPAK/ Juristi Romeo Kara: Së shpejti do ketë një akuzë! Këto janë lidhjet e Metës me  “Metamorfoza”

Monika Kryemadhi u paraqit për herë të dytë sot në SPAK për tu marrë në pyetje nga prokurorët lidhur me pasurinë e saj dhe të Ilir Metës.

Për juristin Romeo Kara, i ftuar në ‘Studio Live’, tashmë pritet që SPAK të dalë me një akuzë konkrete, pasi është në hapat finale të çështjes së pasurisë Meta-Kryemadhi.

‘Mendoj se deklaratat e fundit janë korrekte. Çdo faturë ka përshkrimin e saj. Faturën nga spitalet janë me përshkrim të saktë. Mendoj që vetë ajo edhe Meta janë të vetëdijshëm për pozicionin ku janë. Është më e vetëkontrolluar se Meta. Nuk është çudi që këto të jenë takimet e fundit që bën SPAK. Mund të ketë komunikim akuze apo mbyllje çështje’, tha juristi.

Ndërkohë ai shkon më tej duke thënë për Arbër Hitajn se edhe operacionet ‘Metamorfoza’ që nxori në pah kokat e krimit në Shqipëri dhe aktivitetet e tyre, sipas juristit kanë lidhje me politikën shqiptare e konkretisht me Metën.

‘I gjithë operacioni Metamorfoza ka të bëjë që ata të shkojnë te kokat e politikës. I gjithë ky enturazh kriminal është goditur pikërisht për të vajtur te kokat e politikës. Duhet ta lexojmë mirë heshtjen e Metës pas këtij operacioni, ashtu dhe kërcënimet e tij. Është një nga personat që ka frymëzuar krimin. Nuk është çudi të dali në hetimet e mëvonshme. SPAK është në dijeni dhe jo rastësisht janë goditur persona kriminal afër me politikën. Nuk duhet të ndajmë çështjen e Santos, Tom Doshit. Dhe kërcënimet disa herë Dumanit dhe SPAK. Kanë lidhje me njëra-tjetrën.

Edhe personalisht më kanë këshilluar të ruhem nga këta persona që janë kapur nga SPAK. E para se më shikonin që nuk ruhesha. Kam qenë i pranishëm në çdo orë ku kam dashur të jem. E dyta se po godisja në shenjë, e treta po shqetësoja krimin më të lartë në politikën shqiptare. SPAK duhet të hetojë mirë edhe kërcënimet para fushatës së 2021, të grupeve të Metës, me të cilët pretendonte zbatimin e kushtetutës. Duhet të investigojë mirë, se është grusht shteti, atë grevë anti shqiptare që tentoj të bllokoj zbarkimin e NATO dhe proçkave me trafikun ajror.

Kam punuar gjatë në atë sektor, Meta duhet ta dijë pse njerëzit e tij janë paraqitur janë atje dhe kanë folur në emër të tij. SPAK po tregohet i kujdesshëm. Po shkatërron mburojën kriminale të politikës. Ka pasur frymëzim nga politika’, shton ai.

Sakaq, Kara i rikthehet edhe vrasjes së biznesmenit Artan Santo, e cila sipas tij po të hetohet del që ka lidhje në të edhe Ilir Meta.

‘Edhe vrasja e Santos na lidhin trekëndëshin Tiranë-Durrës-Krujë. SPAK nuk do e ketë vështirë të hetojë këtë ngjarje.

Ka qenë njeri i mirësjellshëm, por besoj se akte të paligjshme ka bërë dhe ai. Nuk është pa gjynahe financiare. Ka pasur guximin. Gjurmët kanë çuar në këtë drejtim. A kanë qenë interesa direkte apo jo duhet të jemi të vëmendshëm. Shumë njerëz rreth Metës kanë marrë prona, privatizuar pjesë të mëdhaja të pasurisë kombëtare.

Ndryshimet që ka dashur të bëjë Santo, kanë qenë të kundërshtuara nga epersona me pushtet dhe iu dah dënimi dhe mesazhi. Nuk besoj se është vështirë të gjeje kush përfitonte nga një veprim i tillë. Unë nuk kam kohë të tepërt të merrem vetëm me këtë rast’, thekson juristi.

Kara beson se pas drejtësisë së re janë miqtë tanë ndërkombëtarët që do të rikthejnë besimin tek shqiptarët.

‘Meta ka disa javë që nuk po çakërdiset më. Ka arsye. Çakërdiset me arsye dhe qetësohet me arsye. Kam besim jo tek enturazhi politik. Por kam besim tek dashamirësit tanë. Për arsye gjeopolitike do ta kthejnë morale. Kam besim që e kanë kuptuar që është shpërdoruar, shqiptarët vuajnë për drejtësi. Për një shtet ku nuk do ketë njeri mbi ligjin.’