Parlamenti italian është “shqiptarizuar” ditën e sotme, gjatë seancës plenare.
Ishte gjesti i deputetit të Lëvizjes “5 Yjet”, Leonardo Donno, ai që provokoi situatën, e cila degjeneroi në dhunë fizike.
Deputeti Donno, po përpiqej t’i jepte fla,murin italian ministrit Calderoli, në shenjë proteste dhe Sigurimi i Parlamentit ndërhyri duke ndaluar Donnon, ndërsa ky i fundit u godit dhe u rrëzua përtokë nga deputetët kundërshtarë.
Më pas ai u largua nga salla e Parlamentit. Sipas asaj që u raportua nga Marco Grimaldi i Avs, ishte një anëtar i Lega Nord ai që goditi Donnon gjatë incidentit.
Menjëherë pas përplasjes është thirrur konferenca e kryetarëve të grupeve të Parlamentit italian, për të marrë vendimet e mëtejshme.
Si ndodhi incidenti i dhunshëm
Fillimisht kishte një protestë nga opozita kundër reformës së autonomisë së padiferencuar. Në sallë u vendosën flamujt e Italisë dhe u këndua himni kombëtar, ndërsa disa deputetë pushtuan karriget e ministrave duke thirrur “turp”, sipas asaj që raporton Ansa.
Seanca u ndërpre menjëherë.
Pak para se të dilnin nga dhoma, disa deputetë brohoritën “Bella ciao”.