osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Kryetari zyrtarë i PD “non grata” Sali, dikur për gjyqtaren e vulës: Kjo është kunata e famozës Pamela Balluku, motres së ndrikull grykësisë Belinda Balluku! Sot: Gjyqtarët guximtarë kryen aktin më të madh të trimërisë!

Kryetari  zyrtarë i PD “non grata” Sali, dikur për gjyqtaren e vulës: Kjo është kunata e famozës Pamela Balluku, motres së ndrikull grykësisë Belinda Balluku! Sot: Gjyqtarët guximtarë kryen aktin më të madh të trimërisë!

Me vendim unanim, Apeli i dha sot vulën e Partisë Demokratike Sali Berishës, duke i dhënë fund sagës 30 mujore. Tre gjyqtaret, Alma Ahmeti Elona Toro Iliba Bezati, lënë në fuqi vendimin e ‘Zhukrit’ duke i kaluar kështu partinë më të madhe opozitare në vend ish-kryeministrit.

Sapo u shpall vendimi, Berisha nxitoi që të reagojë në një postim në Facebook, por kësaj radhe nuk pati asnjë sulm drejtësinë, ndonëse në trupin gjykues ishte një prej gjyqtareve që Berisha e ka sulmuar 3 vite më parë, Iliba Bezati.

“Këtij vendimi historia do ti njohë meritën e madhe të parandalimit të një mynxyre të vërtetë për vendin, kapjen e pluralizmit politik nga partia shtet”, shkroi Berisha lidhur me vendimin, por kësaj radhe që drejtësia vendosi në favor të tij, ish-kryeministri heshti, ndërsa alibia e tij dhe grupimit për komplot ndaj drejtësisë ra.

Iliba Bezati ishte një nga gjyqtaret që votoi pro dhënies së vulës Berishës, por ja si e sulmonte ish-kryeministri atë 3 vite më parë. Në llogarinë e Berishës në Facebook, në një postim të datës 30 Prill 2021, Berisha nuk lë gjë pa shkruar për gjyqtaren IIiba Bezati.

Bezati atë periudhë mbante postin e kryetares së Gjykatës së Apelit Vlorë dhe gjatë një vizite në Pazarin e Krujës me miket e saj, kishte vendosur kapele me yllin partizan të marrë nga stendat që shesin produkte artizanale. Por kjo foto mjaftoi që Berisha të sulmonte gjyqtaren, duke shkruar për të se po festonte kalimin e vettingut me yll të kuq në ballë.

“Gjykateset qe kalojne vetingun, festojne fitoren e PS me yll te kuq ne balle! Kjo eshte IIiba Bezati Qirko, kryetare e gjykates se apelit vlore, kunata e famozes Pamela Balluku, motres se Ndrikull Grykesise apo Belinda Balluku. Iliba kaloi ne kundershtim me çdo ligj vetingun me urdher te Edi Rames dhe ndihmen e kunate Pameles”, shkruante Berisha

Sot plaku me demencë ë theksuar ka harruar ja recitimi i tij:

“Sot gjyqtare guximtare kryen aktin më të madh të trimërisë; ato guxuan dhe thanë të vërtetën.
Xhorxh Oruell thotë se: “Të thuash të vërtetën në një kohë mashtrimi, është një akt revolucionar”.

Këtij vendimi, historia do t’i njohë meritën e madhe të parandalimit të një mynxyre të vërtetë për vendin, kapjen e pluralizmit politik nga partia.

Nuk kam dyshuar kurrë se kudo ka burra dhe gra, djem dhe vajza të ndershëm.
Ka njerëz, të cilët jetojnë për nderin, dinjitetin e tyre.

Por këto gjykatëse, me vendimin e tyre iu përbajtën ligjit dhe vetëm ligjit.

Sali Berisha, bashkëpunëtorët e tij, nga shtatori i vitit 1991 gjer sot, kanë bazuar ligjin dhe vetëm ligji,

Ndaj dhe dua të shpreh një mirënjohje të thellë ndaj tyre, por edhe ndaj gjyqtarëve të tjerë,të cilët nuk pranuan, pavarësisht bindjeve që mund të kenë, të marrin peng pluralizmin politik.

Patriotë të vërtetë, injoruan çdo vendim dhe vendosën në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën”