Fredi Beleri deklaronte se nuk dëshironte të merrte pjesë në procesin gjyqësor dhe se nuk kishte zgjedhur avokat. Kjo ishte një manovër për të shtyrë gjyqin që Fredis Dionisis Beleris, hidrauliku politikan, të mos pengohej nga ligji si person i dënuar me vendim të formës së prerë për të kandiduar si ushtari i irredentizmit dhe irredentistëve grek me në krye Mcotaqin në Parlamentin Europian.
Gjykata, sipas akteve, caktoi për të mbrojtur të pandehurin Fredi Beleri dy avokatët shteti por pa sukses. sepse avkatët nuk e njihnin dosjen.
Më pas, Fredi Beleri ka kërkuar që të mbrohej nga avokati Geni Gjyzari megjithatë ky i fundit ka firmosur një shkresë ku ka refuzuar të jetë përfaqësues ligjor i tyre.
Për të ardhur keq sepse në këtë farsë ishin në një edhe gjykatave e llumit në Shqipëri, që u bënë pjesë duke krijuar dyshime të arsyeshme se po paguhen nga lobi grek.
Kjo sepse në zgjedhjet europiane Patia e Micotaqit nuk mund të kandidonte një deputeti të dënuar me formë të prerë me burg.
Pra Belerit i’u dha mundësia të kandidonte si i “pastër”.
Por çfarë ndodh pas zgjedhjes së tij?
Pas zgjedhjeve ai ka menduar se mund të përfitojë nga imuniteti parlamentar, por vetëm pasi të konfirmohet zyrtarisht zgjedhja e tij. Gjëja e parë që nevojitet do të jetë dokumenti që vërteton zgjedhjen i cili, sipas rregulloreve evropiane, i garanton imunitetin dhe pezullimin e gjykimit.
Neni 9.2 i Protokollit mbi privilegjet dhe imunitetet e Bashkimit Evropian parashikon që eurodeputetët ‘nuk mund të ndalohen ose të jenë objekt i procedimeve gjyqësore në territorin e ndonjë shteti tjetër anëtar.
Pra çdo kërkkes e NEA Demokracisë nuk vlenë, për shtete jo anëtare është “nul” dhe ëndërrë me sy hapur e avokotëve mediokër të çeshtjes.
Megjithatë, imuniteti nuk do të ishte një shfajësim për të zbutur sa do pak imazhin e tij dhe gjyqtarët shqiptarë duhet t’i kërkojnë BE-së të nisë procedurat për revokimin e imunitetit dhe heqjen e mandatit. Prandaj beteja nuk ka përfunduar. Çështja është se nuk mund të jepet imunitet për një krim flagrant.
Në atë pikë, fjala e fundit do të ishte ajo e një komisioni parlamentar evropian, i ngarkuar me gjykimin e kërkesës për imunitet parlamentar.
Përfundimisht hidrauliku deputet i Greqisë do bëjë burgun ditë më ditë dhe mund të avancohet edhe me akuzat e vjetra të vrasjes së pa zbardhur të Peshkëpisë.
Mandatit t’i pijë lëngun kurse mandatin e Kryebashkiakut ta harroj edhe Micotaqi edhe Beleri. /Ekskluzive.al