Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka njoftuar se Adnan Dibrani ka fituar ulëse në Parlamentin Evropian në zgjedhjet që u mbajtën këto ditë.
Tahiri në një postim në “X” ka shkruar se Adnani po bëhet shqiptari i parë nga Kosova i zgjedhur në Parlamentin Evropian 25 vjet pas përfundimit të luftës së Kosovës.
“Adnani është nga Mitrovica dhe ka emigruar në Suedi në vitet e 90-ta, ku kishte një angazhim të madh si qytetar aktiv.
Ai ishte deputet në Suedi dhe gjithashtu anëtar i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës”, ka shkruar Tahiri.