Italia gjen Shqipërinë si kundërshtarin e parë në Euro 2024. Rreth këtij takimi ka bërë një analizë ish-trajneri i kuqezinjve, De Biasi.
“Shqipëria mundi Azerbajxhanin 3-1, por ndeshja ishte mjaft e luftuar. Shqipëria më pëlqeu shumë për mënyrën se si dilte nga mbrojtja me rrjetë pasimesh.
“Pika e fortë e Shqipërisë- Në mesfushë lojtarë si Asllani dhe Ramadani dinë mirë se si ndalohen aksionet, por edhe si t’i nisin ato. Ndërsa në sulm gjendet Broja, i cili kapitalizon ç’do shans që i paraqitet. Në krah të sulmit Seferi dhe Asani janë një garanci me fantazinë që kanë. I bëj thirrje Italisë së duhet të ketë kujdes edhe tifozët, të shtunën në Dortmund do të jenë të shumtë në numër”.
“Me aq sa e kemi parë Silvinjo nuk është një trajner, i cili qëndron pasiv. Skuadrat e tij luajnë hapur, por nuk duhet të harrojmë se ka qenë asistent i një strategu siç është Roberto Mançini”, përfundoi De Biazi për “Gazzetta dello Sport”.