Nga nesër, në Tiranë do të zhvillohet takimi i 51-të i konferencës rajonale europiane, e cila do të zgjasë për 3 ditë.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë INTERPOL, përmes një postimi në faqen zyrtare në platformën “X”.
Ishte komisioni i politikës së jashtme të kësaj organizate që gjatë muajit maj vendosi që një konferencë e tillë e rëndësishme të mbahet në Shqipëri për herë të parë, ndërkohë që nga dita e sotme në Tiranë ka mbërritur sekretari i përgjithshëm i Interpol por edhe gjithë delegacionet nga vende të ndryshme.
E gjithë kjo sipërmarrje e rëndësishme po organizohet nga Ministria e Brendshme.
E ndërsa bashkë me Interpol, Shqipëria është përfshirë në disa operacione të rëndësishme, pritet që palët në tryeze të diskutojnë për krimin, duke përfshirë këtu trafikun e drogërave, krimin e organizuar dhe krimin kibernetik.