Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Kosovë në një vizitë me rastin e 25 vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s dhe çlirimit të Kosovës. Vizitën e nisi me pritjen nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Osmani ka publikuar në Facebook foto krah kryeministri Rama në Presidencë duke i uruar mirëseardhjen në Prishtinë.
“Bashkë, për t’i shënuar momentet më të rëndësishme të historisë së popullit tonë!
Mirë se erdhe Kryeministër Rama!
#25VjetLiri”, shkruan Vjosa Osmani.