osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Miliona euro para të pista në kompleksin luksoz “Porto Lalzi”! Kush është kompania Aliu Road House dhe pse SPAK po vonon në zbërthimin e skemës kriminale?

Miliona euro para të pista në kompleksin luksoz “Porto Lalzi”! Kush është kompania Aliu Road House dhe pse SPAK po vonon në zbërthimin e skemës kriminale?

Pastrimi i parave të trafikut të drogës në Shqipëri përmes ndërtimit dhe pasurive të paluajtshme, duket sikur është vullnet politik i qeverisë, e cila bënë “një sy qorr e një vesh shurdh”, pasi nuk ekziston asnjë shpjegim logjik, se si mund të qarkullojnë pa u vënë re 2.85 miliard euro në sektorin e ndërtimit dhe burimi i tyre të jetë aktiviteti kriminal?!

Grupet kriminale por dhe bosët shqiptar të trafikut të drogës nga Amerika Latine e deri në Dubai, xhirojnë miliona euro në vit përmes kompanive dhe pronarëve fasadë, biznesmenëve të fuqishëm që sigurojnë lejet e ndërtimit dhe janë klientë të pushtetit, por dhe nëpërmjet disa individëve anonim, që nuk justifikojnë burimin e të ardhurave por që ndihmohen nga agjencitë ligjzbatuese të mos pengohen në aktivitetin e tyre antiligjor.

Një rast i çuditshëm dhe skandaloz që duhet hetuar ka të bëj pikërisht me një kompani aq sa modeste por edhe e dyshimtë, e cila edhe pse ka bilanc të brishtë financiar, arrin të blej prona dhe truall e të investoj dhjetra miliona euro në vit në ndërtimin e vilave luksoze në Gjirin e Lalzit dhe pallateve në Tiranë e më tej.

Kompania në fjalë quhet “Aliu Road House” me (NIPT K83211201N), administrator dhe pronar në letra i kompanisë së ndërtimit rezulton Isa Aliu. Vitet e fundit, dhjetra miliona euro janë hedhur për të ndërtuar nga kjo kompani në Gjirin e Lalzit, në zonën e Selitës në Tiranë dhe Qerret të Kavajës.

Ajo që bie në sy nga kompania e ndërtimit e themeluar në vitin 2008 me kapital 100 mijë lekë, është një ndryshim i kapitalit më datë 26 Prill 2022, nga 100 mijë lekë në rreth 162 milion lekë. Pra, kapitali i kompanisë që qëndronte në vlerën 800 euro prej vitit 2018, dy vite më parë u bë 1.35 milion euro.

Burime konfidenciale për Ekskluzive.al nga organet ligjzbatuese vendase dhe të huaja, hedhin dyshime se pas kësaj kompanie fasadë fshihen personazhe të rëndësishëm të botës së krimit dhe zyrtarë të lartë shtetëror.

Përmes investimeve të saj kryesisht në ndërtimin dhe shitjen e vilave apo pallateve në rezidencën luksoze bregdetare “Lalzi Marina Seaside” në Hamallaj, kompania ka arritur të qarkulloj dhjetra miliona euro vitet e fundit, por pa e justifikuar burimin e parave.

Nuk duhet të jesh as “Falcone” dhe as gjeni të zbulosh këtë skemë të pastrimit të parave, por duhet pak fare vullnet… nga ana e organeve ligjzbatuese ose SPAK, i cili po të ndjek paratë, me një kërkim të thjesht për subjektin në fjalë në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, e mbështetur nga burime të Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave, do të zbuloj dhe ndaloj këtë skemë kriminale.

Nga një raport i institucioneve ndërkombëtare kundër krimit dhe korrupsionit është evidentuar, se 60% e kompanive që kanë marrë leje ndërtimi në Shqipëri, nuk kanë kurrfarë përvoje në këtë sektor.

Një numër i madh i lejeve të ndërtimit ndryshojnë pronar pas marrjes së lejeve të ndërtimit dhe më shumë se gjysma e transaksioneve për blerjen e pronave kryhen nëpërmjet parave në dorë dhe jo nëpërmjet bankave./VIJON…