osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Nuk kanë fund skandalet e Klodian Allajbeut: Ja vendimi me dy standarde për të mbrojtur Spitalin Amerikan ku vdiqën 4 pacientë! Si u tentua të fshihej ngjarja dhe roli i gjyqtarit të “vulës” së Berishës?

Nuk kanë fund skandalet e Klodian Allajbeut: Ja vendimi me dy standarde për të mbrojtur Spitalin Amerikan ku vdiqën 4 pacientë! Si u tentua të fshihej ngjarja dhe roli i gjyqtarit të “vulës” së Berishës?

Një perandori ekonomike e oligarkut Klodian Allajbeu që nisi me ngritjen e Spitalit Amerikan dhe u zgjerua me monopolizimin e paketave shëndetësore, koncesione dhjetëra milionë euro, tendera të majmë e biznese nga më të ndryshmet fsheh shumë skandale. Emisioni “Inside Story” në “Top Channel” nxori pak kohë më parë disa detaje të forta për vdekjen tragjike të 4 pacientëve në vitin 2016 në Spitalin Amerikan. Saimir Sulaj në ngjarjen tragjike të 25 korrikut 2016 humbi nënën e tij, Sanien. Ajo fillimisht u trajtua në spitalin shtetëror e më pas u transferua në spitalin amerikan. Fillimisht ishin në një pavion në spitalin e tyre, nuk e di në ç’kushte dhe në çfarë rrethanash u transferuan nga ai pavion dhe kaluan tek spitali ushtarak, në pavionin e parë kushtet ishin shumë të mira, në pjesën tjetër një ish-ambient spitali ishte përshtatur, me kushte jo të përshtatshme për hemodializën”, u shpreh Saimir Sulaj, djali viktimës. “Nuk kishin pajisje kundër zjarrit, me disa dritare që të vjetra me hekura që duhet të jenë bërë që kur është ndërtuar spitali, personat hynin e dilnin pa asnjë kontroll edhe unë kam hyrë, ndonëse nuk është e lejuar”, u shpreh Saimir Sulaj, djali viktimës.

Tentativa për të fshehur ngjarjen

Në rrëfimin e djalit të viktimës, mes rreshtave kupton tentativat për të mbajtur ngjarjen të fshehtë përballë familjarëve. Për orë me radhë, ata nuk janë informuar rreth fatit tragjik të viktimave. “Në pavion thonin që jo ka ikur te urgjenca, ka ikur te spitali tjetër për trajtim psikologjik, mos është në kafe duke prit furgonin, mënyrat më të ndryshme për ti larguar nga aty, nuk tregonin të vërtetën. Trupi nuk është parë fare.. nuk e di se në çfarë rruge e kanë dërguar në morg, por na kontaktuan dhe na thanë që ta merrni atje, nuk kishe çfarë të identifikoje”, u shpreh Saimir Sulaj, djali viktimës.

Hetimi nga prokuroria

Ngjarja u hetua aso kohe nga prokuroria. Duke qenë mes viktimave edhe personi që vuri zjarrin, çështja u mbyll. Por, viktimat humbën jetën brenda ambienteve ku shërbehej dializa dhe Spitali Amerikan kishte përgjegjësi të plotë për sigurinë. “Si shumë çështje të drejtësisë edhe kjo u mbyll njëanshmërisht duke nxjerrë të pafajshëm spitalin. Spitali ka përgjegjësi për mos veprim, nuk ka respektuar kushtet e kontratës për hemodializën”, u shpreh Saimir Sulaj, djali viktimës. Sajmir Sulaj, dhe 3 fëmijët e tjerë të pacientes së ndjerë Sanie Sulaj paditën Spitalin Amerikan. Në kërkesë padi, pasi renditen detajet e ngjarjes, kërkohet në fund dhënia e dëmshpërblimit nga Spitali privat. Kjo, bazuar në shkeljen e parametrave të sigurisë dhe kritereve të kontratës koncesionare. Nga ana e Spitalit Amerikan nuk është marrë asnjë masë për të siguruar jetën e pacienteve dhe është lejuar të futet në repart një person me lende djegëse shumë të rrezikshme. Spitali kishte detyrimin ligjor që të kontrollonte dhe të mbikëqyrte jetën dhe shëndetin e pacienteve qe kishte marre për mjekim.

Vendimi me dy standarde për 4 viktimat

Gjykatësi i Agron Zhukri vendosi të rrëzojë kërkesë padinë e familjarëve të Sanie Sulajt, duke e konsideruar të pabazuar në prova. “Prap i njëjti fat na priti gjyqtari i çështjes Agron Zhukri nuk e di ku e bazoi rrëzimin e kërkesë padisë të bërë nga ana jonë”, u shpreh Saimir Sulaj, djali viktimës Ai vendim gjyqësor ishte një moment ku familja e pamundur e Sanie Sulajt pati pasoja të tjera ekonomike, psikologjike por mbi të gjitha, edhe jetësore. Djali tjetër i saj që vuante nga e njëjta sëmundje, u përkeqësua dhe humbi jetën. “Kërkojmë vetëm drejtësi. Spitali Amerikan nuk dërgoi asnjë telegram ngushëllimi për këtë ngjarje, për mua ata nuk janë njerëz”- u shpreh Saimir Sulaj, djali viktimës Gjyqtari Agron Zhukri përbën një emër të lakuar shpesh për një çështje të bujshme politike. Është pikërisht ky gjyqtar, i cili në 25 mars të vitit 2022, i dha selinë dhe vulën e Partisë Demokratike Sali Berishës. Në atë kohë, dolën zbuluar lidhjet e tij të hershme me Berishën. Bashkëshortja e gjyqtarit dikur kishte qenë sekretare personale e Berishës dhe pozicioni i tij u konsiderua në konflikt interesi. Vendimi i Zhukrit në favor të Spitalit Amerikan, ka disa momente që meritojnë analizë të detajuar. Themeluesi dhe Administratori i Spitalit Amerikan Klodian Allajbeu, është një person që ka ndarë interesa me Shkëlzen Berishën, djalin e ish kryeministrit. Mjaft interesant është qëndrimi i grupit të Rithemelimit në Partinë Demokratike që përmend koncesionet e Shëndetësië, por nuk përmend kurrë atë të Dializës. Devotshmëria e treguar për depozitimine padive në SPAK për konçesionet, nuk është shfaqur kurrë për Dializën.

Detajet

Vendimmarrja e Zhukrit në favor të Spitalit Amerikan, pësoi një goditje të fortë juridike nga vetë sistemi gjyqësor. Në Gjykatën e Tiranës, u depozitua një tjetër padi, me të njëjtat argumente për vdekjen e pacientes tjetër Hanife Mali. Në këtë rast, gjyqtarja Mimoza Kajo pranoi padinë e familjarëve të Hanifes së ndjerë, duke vendosur caktimin e një dëmshpërblimi prej 13.4 milionë lekësh në total. Pra, Spitali Amerikan bëhej përgjegjës për tragjedinë. “Të njëjtin fat kishte edhe hanife mali, për atë u hap padi dhe u pranua, ndërsa për mamanë tonë jo. Në nga dy gjyqtarët duhet të mbajë përgjegjësi, në një ngjarje në të njëjtin vend dhanë shpirt të dyja, si ai zotëria paska të drejtë ndërsa ne jo, ky është paradoks i drejtësisë shqiptare”- u shpreh Saimir Sulaj, djali i viktimës. Në rastin e parë, duket se gjyqtari Zhukri kishte marrë parasysh parashtrimet e avokatit të spitalit amerikan që pretendonte se ngjarja mund të ndodhte kudo, duke qenë se ishte agresion i papritur. Ndërkohë, në rastin tjetër,gjyqtarja Mimoza Kajo tregohet mjaft e prerë kur argumenton se Spitali Privat duhet të mbahet përgjegjës. Kjo, pasi ngjarja ka ndodhur brenda ambjenteve të këtij subjekti. Pala e paditur nuk ka treguar kujdesin e duhur gjatë veprimtarisë së saj mjeksore duke lejuar që në repartet e shërbimit mjekësor të hyjnë persona me lëndë djegëse. – pala e paditur nuk ka marrë asnjë masë për të mënjanuar dëmin e shkaktuar, vdekjen e trashigimlënëses së tyre. – pala e paditur nuk ka marrë asnjë masë dhe ka shkelur ligjet për trajtimin e pacientëve, kur veprimtaria e themelore e saj është ofrimi i kujdesit shëndetsor. Bazuar në këto argumente, në përfundimin e gjykimit të çështjes u vendos pranimi i padisë që detyroi Spitalin Amerikan të dëmshpërblejë 5 familjarët e viktimës me nga 2.6 milionë lekë secili. Në total, rreth 13.4 milionë lekë të reja të cilat të dëmtuarit nuk i kanë marrë sot e kësaj dite.

Si u shkarkua Zhukri nga drejtësia?

Por drejtësia edhe pse ndonjëherë vonon, nuk harron. Plot 93 milionë lekë të reja, ose 930 milionë lekë të vjetra, të pajustifikuara bënë që Agron Zhukri, gjyqtari që favorizoi Allajbeun dhe njohu Kuvendin e Sali Berishës në luftën e brendshme të PD, të shkarkohej pak javë më parë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Sipas KPK, Zhukri nuk ka deklaruar pasuri ndërsa të gjitha janë të regjistruara në emër të bashkëshortes së tij. Një shtëpi e rikonstruktuar 24 milionë lekë në vitin 1996; një shtesë tjetër në vitin 2006; një investim tjetër në vitin 2003 kur ka blerë së bashku me një shoqëri një pasuri banesë + truall në masën 44 milionë lekë; një investim i një shumë të vogël prej rreth 22 milionë lekësh që do të sillte përfitimin e një vlere rreth 260 milionë lekë, 13 herë më të madhe, ndërkohë që investimi do të duhet të ishte 70 mijë euro; blerja e një apartamenti në Qerret, kur ka rezultuar me bilanc negativ në masën rreth 110 milionë lekë; blerja e 2 apartamenteve të Tiranë për 280 mijë euro, janë konsideruar disa prej pasurive të pajustifikuara nga treshja e gjyqtarëve të KPK.