Ushqimet e pakontrolluara, janë një ndër shkaqet e shtimit të pazakontë gjatë viteve të fundit, të numrit të të prekur nga helmime apo sëmundje të ndryshme të aparatit tretës, deri tek ato tumoriale, ku sipas raporteve, rastet e të prekurve nga këto sëmundje, po shtohen vit pas vitit në Shqipëri. Skandali i helmeve me produktet ushqimore, sidomos në këto ditë të nxehta të vitit, nuk është një fenomen i ri në vendin tonë, kjo dëshmohet fare mirë nga ngjarjet e ndryshme të kronikave të lajmeve, ku fatkeqësisht dasmat janë kthyer në mort, gëzimet shoqërore apo familjare, janë kthyer në një ditë makthi për të helmuarit nga këto produkte.
Por, rastet më skandaloze janë ato të sëmundjeve të ndryshme tumoriale, si pasojë e kequshqyerit, jo për faj të konsumatorit, por prej produkteve të pakontrolluara apo të prodhuara abuzivisht, jashtë çdo cilësie të nënprodukteve të qumështit, si gjalpi, djathi, kosi, etj! Këto raste janë trajtuar shpesh herë në media, po asnjëherë nuk janë trajtuar me seriozitetin e duhur nga organet kompetente. Ndërkohë, që të parandalojmë përhapjen e sëmundjeve kancerogjene ku konsumatorër po preken si “grip stinor”, Tellalli.al, po denoncon një skandal, për një nga kompanitë më të mëdha të prodhimit të qumështit, kosit dhe gjalpit në vend.
Bëhet fjalë për kompaninë “ERZENI” Shpk, e cila pasi kalon me sukses kampionët e qumështit që dërgon pranë Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe të Veterinarisë (ISUV), hedh në treg produktet e qumështit me qumësht pluhur apo ato të kosit me aditiv ushqimor (shumë të rrezikshëm), ku jo rastësisht provohet në Qendrën Spitalore Nënë Tereza në Tiranë, ku paraqiten raste sporadike të fermerëve me djegie të rënda në duar, veçanërisht nga zona e Beratit dhe Lushnjes, ku edhe kompania në fjalë ka fabrikën e saj të prodhimit.
Por një tjetër alarm, duket se po bie për produktet e kosit të kësaj kompanie. Në denoncimin e ardhur nga një zonjë, lexuese e rregullt e portalit tonë dhe konsumatore e produkteve të kosit, tregon se sa e rrezikshme është të ushqehesh fëmijët apo edhe të rriturit me produktet e kompanisë në fjalë, ku kosi i paraqitur në foto, me ngjyrë të çuditshme… është totalisht i prishur dhe i mykur në 70% të masës së tij.
Zonja bashkangjitur fotos shkruajti: “Këtë kos, po bëhesha gati t’ja jepja vajzës time të vogël… por kur e hapa u skandalizova totalisht! Jam një nënë dhe siç e dua shëndetin e fëmijës tim, po e bëj publik rastin për të gjithë familjet e tjera shqiptare, që të bëjnë kujdes dhe të zgjedhin produkte cilësore!”(Foto më poshtë i kosit që na dërgoj kryefamiljarja)
Problemi i parë dhe më shqetësuesi ka të bëjë me ndotjen antibiotike që ka një pjesë e kosit në Shqipëri. Po çfarë është kjo ndotje? Është një lloj ndotjeje, e cila ul imunitetin e njeriut ndaj sëmundjeve. Imuniteti ulet në rastet kur një person është i sëmurë dhe i duhet të marrë antibiotikë për infeksione të ndryshme. Në këtë moment nëse kosi i ndotur është konsumuar në masë, mundësitë që antibiotiku të bëjë efekt janë shumë të ulëta. Pavarësisht se ky rrezik duket jo serioz, ekspertët ngrenë alarmin, pasi është më shqetësues në rastin kur konsumohet nga fëmijët. “Ndotja antibiotike është e rrezikshme dhe kjo duket në momentin që një individ është i sëmurë nga infeksionet. Në këtë moment medikamentet që ne përdorim, është e vështirë të bëjnë efekt. Por me shqetësuese mbeten rastet, kur ky kos (nëse ka përmbajtje të tillë), konsumohet nga fëmijët, pasi dobëson imunitetin e tyre që në moshë të vogël dhe që ka rrezik ta ruajë këtë dobësi për vite me radhë.
Një tjetër problem, ka të bëjë më faktin se një pjesë e mirë e djathit, kosit dhe nënprodukteve të tjera bëhen me qumësht pluhur. Sipas burimeve, bëhet një përzierje mes qumështit normal dhe qumështit pluhur, në mënyrë që të mos kuptohet nga konsumatorët. Përzierja e qumështit normal me qumështin pluhur, u jep mundësi prodhuesve për uljen e kostos, ndërkohë që është e dëmshme për shëndetin e njeriut dhe në mënyrë direkte mashtrohen si qytetarët, por edhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit!
Problemi i tretë që kanë hasur specialistët e Zyrës për Mbrojtjen e Konsumatorit ka të bëjë me përmbajtjen e niseshtesë, kryesisht në djathë. Janë disa lloje të djathit, për të cilat është bërë dhe verifikimi se ka përmbajtje niseshteje, por analizat do të publikohen në ditën në vazhdim.
Pak kohë më parë, autoritetet në Shqipëri, dyshuan për përmbajtjen mbi normat e lejuara të aflatoksinës në qumësht. Kjo përmbajtje shkaktonte kancer në mushkri, nëse ishte mbi normën e lejuar. Siç duket, moskontrolli për prodhimin e qumështit dhe nënprodukteve të tij ka çuar deri në abuzumin e prodhuesve të cilët dëshirojnë të fitojnë sa më shumë, pavarësisht se kjo dëmton shëndetin e mijëra qytetarëve.
Është për të ardhur keq, sepse Shqipëria për shkak të gjeografisë dhe klimës është një nga vendet e pakta në botë ku me pak informacion mund të hash mirë dhe shëndetshëm. Ndaj kur bëhet fjalë për familjen, kujdesuni të zgjidhni produkte cilësore, evitoni prodhimet e kompanive që ju sëmurin ju, familjen apo fëmijët tuaj… për të “fryrë” xhepat e tyre!
Në videon mëposhtë, në emisionin televiziv e moderatores Rudina Magjistari, ku ka qenë i ftuar dhe administratori i kompanisë “Erzeni”, z. Isuf Begaj, u pohua se: “Konsumatorët duhet të shohin mirë markën e produktit, se nëse ai del i prishur apo me probleme, i gjithë biznesi është në krizë!”. Ndaj ndiqni këshillën e zotërisë, rrijini sa më larg produkteve me probleme apo kompanive në krizë dhe mos bëni kompromise në dëm të shëndetit tuaj!/Ekskluzive.al