osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Zbardhet arsyeja pse SPAK nuk ka nisur ende hetimet për Sali Berishën, ish drejtuesit e policisë dhe të Gardës: Ja çfarë po ndodh me dosjen e “21 Janarit”!

Zbardhet arsyeja pse SPAK nuk ka nisur ende hetimet për Sali Berishën, ish drejtuesit e policisë dhe të Gardës: Ja çfarë po ndodh me dosjen e “21 Janarit”!

Gjykata e Lartë i kaloi Prokurorisë së Posaçme që më 12 mars kompetencën për të hetuar dosjen e ‘21 janarit’. Ky institucion pranoi rekursin e Raimonda Nikës, bashkëshortes së viktimës Aleks Nika, duke vendosur që dosja për “21 janarin” të hetohet nga Prokuroria e Posaçme dhe jo nga Prokuroria e Tiranës. Gjykata e Lartë e përbërë nga gjyqtarët Ilir Panda, Sandër Simoni dhe Sokol Binaj urdhëroi Prokurorinë e Posaçme që të tërheqë dosjen nga prokuroria e Tiranës dhe të rinisë hetimet. Por edhe pse kanë kaluar 3 muaj, SPAK bëri të ditur në programin e transparencës se në lidhje me regjistrimin e dosjes së 21 Janarit, nuk ka ende procedim penal, pasi është në pritje të dërgimit nga Gjykata e Lartë vendimin dhe fashikullin e gjykimit. Burime të gazetës “SOT” pranë Gjykatës së Lartë mësuan se “ka shumë faktorë që mund të ndikojnë në vonesa”, duke e mbajtur “peng” rihapjen e dosjes së 21 janarit për herë të parë nga SPAK.

Ja dosja që do të shkojë në tavolinën e SPAK

Gazeta “SOT”, po ashtu ka zbardhur dhe dosjen që do të marrë në duar SPAK, pasi Gjykata e Lartë të dërgojë vendimin dhe fashikullin e gjykimit. Provat që janë paraqitur për drejtësinë nga avokati Idajet Beqiri, i cili përfaqëson familjarët Nika janë: Berisha, me gojën e tij, me figurë, botërisht, ka pranuar gjithë skemën e organizimit të organizatës kriminale, të pozicionimit të secilëve prej anëtarëve të saj, të urdhrave që u dhanë. SPAK duhet ta rijetojë si çështje, pasi ka prova direkte dhe indirekte, duke filluar me alibitë e Berishës për të fshehur veprimet e organizatës kriminale se vrasjet u bënë gjoja nga vetë protestuesit, me zhdukjen e serverave të Kryeministrisë me urdhër të ish këtij Kryeministrin, me urdhrin që Sali Berisha i dha policisë së Shtetit për të mos ekzekutuar vendimet e arrestimit të gardistëve që ekzekutuan me armë zjarri 4 të vrarë dhe dhjetëra të plagosurit në 21 janar, me alibinë e tij se këto vrasje u bënë për shkak të një grushti shteti që organizoi kundër tij, si Kryeministër, ish-president i Republikës, ish-prokurorja e Përgjithshme dhe kreu i opozitës shqiptare etj.

Strasburgu

Gjithashtu para gjykatës përmendet, vendimi i fundit i Strasburgut për Aleks Nikën, i cili thotë se ka dy shkelje në këtë çështje: Vrasja dhe më pas moszbardhja e vrasjes! Në vendimin e kësaj gjykate theksohet se shteti ka përgjegjësi për vrasjen e Aleks Nikës, ndërsa fajtori duhet të dënohet. Pra, sipas tyre Strasburgu i dha një goditje tronditëse Sali Berishës dhe çetës së tij që zbatuan urdhrat për vrasjet në 21 janar. Gjykata kujton momentin kur Berisha doli e fliste për çadra pistoletë e thika me helm. Po ashtu përmend presionet ndaj Prokurores së Përgjithshme të asaj kohe Ina Rama. Ky vendim duhet që të vërë në lëvizje SPAK sipas familjarëve që të nisin hetimet e thelluara për të gjitha provat që përmend Strasburgu që nuk janë hetuar.

Prova e Ndrea Prendit

Provë e rëndësishme që vërteton se urdhëruesi i këtyre vrasjeve ishte pikërisht ish-Kryeministri Sali Berisha, është fakti se Komandanti i Gardës, pjesëtar i organizatës kriminale, pasi u thirr në zyrën e ish-kryeministrit për të marrë urdhrin e ekzekutimin të disa prej protestuesve dhe bëri me të një debat të ashpër, i cili degjeneroi në ushtrimin e një dhunë të rëndë fizike që ish-Kryeministri ushtroi mbi Komandantin e Gardës Ndrea Prendi, ky i fundit veproi menjëherë me zinxhirin e anëtarëve të tjerë të organizatës kriminale dhe me armët e zjarrit të Gardës së Republikës, bëri masakrën shtetërore, duke vrarë 4 qytetarë të këtij vendi dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë.

Audio-përgjimi

Avokati i njohur Idajet Beqiri ka çuar në SPAK dhe audio-përgjimin ku më poshtë janë të zbardhura bisedat autentike mes kreut të Gardës në atë kohë dhe zëvendësit të gardës.

Komunikimi i parë:

Ndrea Prendi: Alfred dëgjon?

Alfred Ahmetcenaj: Po dëgjoj

Ndrea Prendi: Po afrohen shumë, duhet të jeni gati për zjarr

Alfred Ahmetcenaj: Po të kuptova drejt.

KOMUNIKIMI I DYTË:

Komandanti i Gardës Ndrea Prendi: Të mbahen armët në dorë gati për zjarr. Të mbahen armët në dorë gati për zjarr në ajër. Pastaj kur të them unë në trup.

Ndrea Prendi: Artan (Artan Hoxha, zv komandanti i Gardës). Dëgjon? Artan dëgjon?

Artan Hoxha: Dëgjoj, dëgjoj.

KOMUNIKIMI I TRETË:

Ndrea Prendi: Me të kaluar gardhi i telave do hapet zjarr luftarak

Artan Hoxha: Kuptova, kuptova

Ndrea Prendi: Ky është urdhri, Dashamir dëgjuat

Dy efektiva të njësisë speciale: Alfred (Alfred Ahmetcenaj): ta-ta-ta gjakos (urdhëri për të vrarë)

Komunikimet (urdhrat) janë dhënë vetëm me radio nga komandanti i Gardës për vartësit e tij. Pasi u dha urdhri për të qëlluar, u zbatua duke realizuar të shtënat një nga një dhe me breshëri, nuk është dhënë me asnjë urdhër tjetër për të qëlluar. Nga komunikimi në radio, menjëherë pas vrasjeve të protestuesve, ka janë qetësi absolute tek komandanti i Gardës dhe oficerët drejtues me të cilët ai komunikon. Komunikimi në vijim është sikur nuk ka ndodhur asgjë, madje nuk përmendet në asnjë moment që ka të vrasë apo të plagosur.

I panjohur: 260 i Luanit, dëgjon?

260 i Luanit: Ju dëgjoj!

I panjohur: Të kërkon ministri, këtu në radio!

KOMUNIKIMI I KATËRT:

Audio: Menjëherë dëgjohen të shtëna tek e tek, sërish dëgjohen 8 të shtëna radhazi një nga një.

Ndrea Prendi: Alfred?

Alfred Ahmetcenaj: Po dëgjoj (dëgjohen 2-3 të shtëna tek e tek)

Ndrea Prendi: Kujdes municionin! Kujdes municionin!

KOMUNIKIMI I PESTË:

Ndrea Prendi: Martin më dëgjon? Agim më dëgjon? Agim? Agim? 202 i Tufanit (kodi i radios) më dëgjon?

202 i Tufanit: Këtu jam. Ngjitur, ngjitur.

Ndrea Prendi: Alfred, një grup i njësisë speciale këtu tek porta numër 2.

Alfred Ahmetcenaj: Të kuptova

Ndrea Prendi: Artan më dëgjon?!

Artan Hoxha: Dëgjoj!

Ndrea Prendi: Le ta djegin pemën nuk ka problem

I panjohur: 260 e Luanit?

I panjohur: Luani 3

Në këtë provë të rëndësishme, të cilën Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar duhet ta marrë, t’a administroj dhe t/a anilozjë veçmas dhe në tërësi me provat e tjera, del qartë dhe pa ekuiviok se ka dyshime të arsyeshme, madtje tej çdo dyshimi, se kemi të bëjmë me një organizatë të mirëfilltë kriminale të krijuar për të bërë vrasje politike, e cila parashikohet si vepër penale e rëndë në nenin 333 i Kodit Penal, sikurse këto 4 vrasje dhe numri i personave të plagosur janë kryer nga kjo organizatë kriminale, vepër penale kjo e parashikuar nga neni 334 i Kodit Penal./SOT