Deputeti i Partisë Socialiste, Paulin Stërkaj, po kalon një provë të vështirë shëndetësore. Lajmin e hidhur e ka dhënë vetë kryeministri Edi Rama, përmes një statusi në ‘Tëitter’.
Kreu i qeverisë lutet që deputeti Stërkaj ta përballojë si kampion këtë provë të vështirë pas një befasie shëndetësore.
Sipas Ramës, socialistët e kanë njohur ligjëvënësin e majtë si kampion gjithnjë, që në rininë e hershme, ndërsa janë të gjithë me të në këtë moment të vështirë.
Miku ynë Paulin Sterkaj po kalon një provë të vështirë pas një befasie shëndetësore, të cilën lutemi ta përballojë si kampioni që kemi njohur gjithnjë, qysh në rininë e hershme kur ngrinte peshë zemrat e sportdashësve brenda e jashtë vendit