Argita Berisha Malltezi e ftuar në “Quo Vadis” në Vizion Plus, nuk mund t’i shpëtonte edhe pyetjes mbi biznesmenin shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Remzi Hoxha, i zhdukur nga SHIK-u, kur Sali Berisha ishte president i Republikës.
E pyetur nga gazetari Endri Xhafo nëse kishte një koment që një rruge në Tiranë i është vënë emri i Remzi Hoxhës, Malltezi tha se rasti është hetuar por nuk është gjetur asgjë.
Sipas saj “çështja” Remzi Hoxha po përdoret politikisht, duke shtuar se: “nuk mund të ngrihet i vdekuri” për fushata, pasi kjo do të shtonte edhe më shumë dramacitetin te familja.
Xhafo: Një rruge në Tiranë i është vendosur emri “Remzi Hoxha”, i cili u zhduk nga SHIK-u në qeverisjen e Berishës së parë, kur ai ishte president, çfarë komenti keni?
Malltezi: Besoj që komenti që kërkoni ka të bëjë me çështjen.
Xhafa: Jo nuk dua të paragjykoj përgjigjen tuaj, por unë shoh disa variante. Çfarë tha kryebashkiaku?
Borakaj: Ai bëri një batutë duke thënë se ata duhet të përgjigjeshin për çështjen nga sot në dritare.
Malltezi: Humbja e çdo njeriu është dramë e madhe. Çdo dramë e pazbuluar e shton dramacitetin. Rasti i Remzi Hoxhës është hetuar dhe nuk u gjet gjë. Sali Berisha iku shumë shpejt pas asaj ngjarjeje.
Unë nuk e di nëse në vitet 97-2005 u hetua apo jo. Çështja e Remzi Hoxhës është ngritur sa herë ka patur fushata PD. Unë mendoj që nuk ngrihet çështja e të vdekurit për fushata. Edhe përdorimi i çështjes është përsëri i gabuar.