osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Negociatat/ Letra e liderëve fetarë për Macron dhe Merkel tërheq vëmendjen e mediave të huaja

Negociatat/ Letra e liderëve fetarë për Macron dhe Merkel tërheq vëmendjen e mediave të huaja

Letra e liderëve të komuniteteve fetare të Shqipërisë për presidentin francez, Emmanuel Macron dhe kancelaren gjermane, Angela Merkel ka tërhequr vëmendjen e medias ndërkombëtare.

”Kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez Emmanuel Macron u kërkohet të mbështesin hapjen e bisedimeve të pranimit me Shqipërinë”, shkruan Martin Banks i EUreporter.

”Kjo thirrje, që u drejtohet me anë të një letre, vjen nga krerët e komuniteteve fetare në Shqipëri”, shton EUreporter.

”Në letër thuhet se dy liderët e BE-së duhet të marrin një vendim pozitiv për hapjen e bisedimeve të pranimit me Shqipërinë. Në prill, Komisioni Europian rekomandoi fillimin e bisedimeve të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë.  Bisedimet e propozuara për anëtarësim pritet  të jenë të  parat që fillojnë pas gati pesë vitesh”, thekson Banks.

Rekomandimi ka nevojë për miratimin përfundimtar, në qershor, nga krerët e qeverive të BE-së. Të dyja vendet do t’u bashkohen dy shtete të tjera ballkanike, Serbisë dhe Malit të Zi, në bisedimet për t’u anëtarësuar me BE-në. Plani ambicioz i komisionit është që vendet e rajonit do të bëhen anëtare të bllokut në fillim të vitit 2025.

”Hapja e negociatave për hyrjen e Shqipërisë në Bashkimin Europian është një vendim i rëndësishëm”, shkruajnë liderët e komuniteteve fetare të vendit, është pjesa që shkëput agensir.it në lajmin kushtuar letrës së liderëve fetarë të vendit.

”Theksojmë se udhëtimi ynë drejt BE prezanton atë që gjithmonë e kanë dashur njerëzit tanë, një shoqëri të lirë, ku secili prej nesh të mund të ushtrojë të drejtat e tij dhe ku më e rëndësishmja është e drejta dhe liria e fesë dhe besimit”, përfundon agensir.it.