Kombëtarja e Kroacisë vizitoi sot Papa Françeskun në Selinë e Shenjtë të Vatikanit. Shoqata Kroate e Futbollit (HNS) dërgoi ekipin e futbollit në Vatikan për një pritje me kreun e Kishës Katolike Romake, Papa Françeskun.
Ky i fundit, sot në një takim privat ka pritur futbollistët dhe trajnerin Zlatko Dalic.
Papa vlerësoi kombëtaren kroate për arritjet e saj, si vendi i tretë në Kampionatin e fundit Botëror në Katar.
Kroatët morën bekimin e tij edhe para Euro 2024, i cili do të organizohet në Gjermani nga 14 qershori – 14 korrik.
Presidenti i federatës kroate, Marijan Kustic i dhuroi Papës një dhuratë simbolike, fanellën e kombëtares kroate.
Kujtojmë se në Grupin B të Euro 2024 Kroacia luan kundër Shqipërisë, Italisë dhe Spanjës.
by TaboolaSponsored Links