osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Rrëmbimi i 14-vjeçares, detaje nga plani monstruoz që tronditi RMV

Rrëmbimi i 14-vjeçares, detaje nga plani monstruoz që tronditi RMV

Ishte data 22 Nëntor 2023, kur Pançe Zhezhovski, 74 vjeç, u rrëmbye nga shtëpia e tij në Veles të Shkupit.

4 ishin personat që i shkuan në shtëpi, e goditën fizikisht, e lidhën dhe e futën në bagazhin e makinës. Kur mbërritën në vendin e quajtur Rudnik, po në Veles, e nxorën dhe e ekzekutuan.

Makina e të moshuarit ishte shkaku kryesor përse ai u rrëmbye dhe u vra. Ky ishte hapi i parë i planit makabër.

Autorët Vlatko Keshishovi, Velibor Manevski, Bore Videvski dhe Lupço Palevskin-Pallço objektiv kishin tjetërkënd: 14-vjeçaren Vanja Gjorçevska.

5 ditë më vonë, më 27 Nëntor 2023, me makinën e Zhezhovskit shkuan para ndërtesës ku jetonte 14-vjeçarja. Informacionet se kur do të dilte e mitura po i merrnin nga babai i saj, Aleksandar Gjorçevski.

Hapën me vidë derën kryesore të ndërtesës dhe sapo Vanja doli nga ashensori e kapën, e lidhën dhe e kërcënuan se nëse do të bërtiste do ta vrisnin. Pasi i mbuluan fytyrën e futën në makinë dhe shkuan në pranë fshatit Brazdë. Aty e ekzekutuan 14-vjeçaren me armë zjarri. Ekzekutori ishte Lupço Palevskin-Pallço.

Trupin e Vanjës e varrosën në një gropë që e kishin hapur më parë. Makinën e Zhezhovskit e dogjën.

Të gjitha këto detaje për vrasjen që tronditi Maqedoninë e Veriut vitin që lamë pas, u bënë publike nga Prokuroria e Shkupit. Siç raporton Klan Macedonia, organi i akuzës dorëzoi në gjykatë aktakuzën në ngarkim të 4 personave, 3 prej autorëve që rrëmbyen e vranë Vanjën dhe Zhezhovskin, si dhe ndaj babait të 14-vjeçares.

Sa i takon Lupço Palevskin-Pallço, personit që akuzohet si ekzekutor në të dyja vrasjet, procedurat vijojnë ende, pasi ai u ekstradua më datë 15 Maj nga Turqia. Atje ishte arratisur menjëherë pas krimit.

Teksa në materialin e prokurorisë të publikuar nga Klan Macedonia nuk jepet shkaku i vrasjes së 14-vjeçares, në kohën kur u zbulua krimi dyshimet ishin se rrëmbimi i saj ishte porositur nga i ati, me qëllim që t’i zhvaste para ish-bashkëshortes.

Trupi i Vanja Gjorçevska u zbulua më datë 4 Dhjetor të 2023-t.