Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka konfirmuar në “Real Story” se është nën hetim pasuror nga Struktura e Posaçme Antikorrupsion.
Ajo theksoi se deklaratat për arrestimin e saj dhe të Ilir Metës kanë si burim Bashkinë e Tiranës.
Gjatë intervistës, Kryemadhi shpjegoi dhe marrëdhënien që ka me Metën, ndërsa shtoi se nuk ka përfituar asnjë pasuri nga bashkëshorti.
“Është perceptim i sponsorizuar. Për hir të së vërtetës, ajo shprehja: Po, jo, nuk më… Ajo shprehje në KDK, nuk ishte për SPAK, ishte për llafazanët që flisnin në emër të SPAK dhe në këtë këndvështrim unë kam një eksperiencë, që nuk intimidohem, as nuk kërcënohem, as nuk merren peng, për shkak të karakterit.
Më 24 janar kemi 30 vjet bashkë. E urova, por nuk më ktheu përgjigje. I kemi mesazhet me fshirje, sepse kur është instaluar, është me fshirje.
Është një perceptim i sponsorizuar. Unë e kam analizuar, por të gjitha thashethemet që sponsorizohen për mua dhe Metën, dhe ndahen në media, kanë ardhur me origjinë nga Bashkia e Tiranës.
Të gjitha deklaratat për arrestimin e Metës edhe Kryemadhit për mua kanë një origjinë, që vijnë nga Bashkia e Tiranës. Ju e dini se gjysma e deputetëve janë në SPAK për hetim pasuror si puna ime. Jam në hetim pasuror.
Mamaja dhe vëllai im nuk kanë fituar asnjë para publike nga Inceneratorët. Po na bëjnë vetting në një farë mënyrë. Secili nga na duhet të justifikojë pronat. Monika Kryemadhi nga viti 1992 ka jetuar me paratë që kanë ardhur nga familja dhe puna e saj”, tha ajo.