Deputeti i opozitës italiane Riccardo Maggi i partisë ‘Piu Europa’, është përplasur me kryeministren Georgia Meloni, gjatë daljes nga kampi i Gjadrit lidhur me marrëveshjen mes Italisë dhe Shqipërisë për emigrantët.
“Bëtë viktimat për një orë pa iu përgjigjur asnjë pyetje se si do të funksionojë kjo qendër. Ju po bëni fushatë. Badigardët tuaj s’po më lejojnë e po më dhunojnë.
Nëse kjo i ndodh një deputeti, imagjinoni se çfarë mund t’i ndodhë një emigranti”, dëgjohet ai duke iu drejtuar Melonit.