Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e Prokurorisë, për ndryshimin e masës së sigurisë, personit të katërt, si pjeë e grupit të vrasjes së Marvi Mihalit.
Eugen Bitraj, një prej të akuzuarve si bashkëpuntor për vrasjen e Marvi Mihalit një vit më parë, është kthyer sërish në burg.
Më herët, familjarët paraqitën pamje filmike të kamerave të sigurisë rreth zonës së ngjarjes që kishin fokusuar momentet kur katër të akuzuarit e lartëpërmendur dhunonin dhe godisnin me thikë Marvi Mihali. Por para disa ditësh ditë gjykata i liroi tre të ndaluarit, për moskallzim Krimi .
U desh insistimi i babait të Marvit, ish kamponit të atletikës Pavllo Mihali që të ndryshohej masa e sigurisë, kurse Eugeni u la me detyrim paraqitje .
Por ka qenë insistimi i prokurorisë, që vëllezrit Bitraj të bashkohen përsëri në qeli, për të dhënë llogari për vrasjen e djaloshit, për një karikues celulari. / Ekskluzive.al