osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Jep dorëheqjen kryetarja e komanduar e Bashkisë së Himarës, Blerina Bala: Vendimin e mora për shkaqe personale!

Jep dorëheqjen kryetarja e komanduar e Bashkisë së Himarës, Blerina Bala: Vendimin e mora për shkaqe personale!

Jep dorëheqjen nga detyra kryetarja e komanduar e Bashkisë së Himarës, Blerina Bala. Gazetari i News24 Enrik Mehmeti konfirmona lajmin, ndërsa në një komunikim me vetë Balën, kjo e fundit ka sqaruar se vendimin e ka marrë për arsye personale.

Bala mori detyrën pasi Jorgo Goro u arrestua për shpërdorim, ndërsa Fredi Beleri, kryetari i zgjedhur nga gara e 14 majit, ndodhet në burg për blerje votash.

Bala, që më herët ishte nënkryetare e bashkisë, qëndroi në detyrën e kryetares së komanduar për pak kohë.

Deklarata e dorëheqjes së Blerina Balës:

Të nderuar banorë të Himarës!

Të nderuar anëtarë të Këshillit Bashkiak Himarë!

Ndjehem e nderuar dhe e privilegjuar që mu dha mundësia të drejtoja Bashkinë Himarë për këtë periudhë aq sa të vështirë dhe të mrekullueshme për mua.

Gjatë kësaj kohe jam përpjekur të punoj me përkushtim dhe e palëkundur, për të ruajtur dhe zgjidhur çështjet që janë paraqitur para meje.

Sidoqoftë për shkaqe personale që kërkojnë kohën dhe vëmendjen time të plotë, me keqardhje ju njoftoj pamundësinë time për të vazhduar detyrën e Kryetares së Bashkisë Himarë që mu besua dhe nga Këshilli Bashkiak Himarë.

Me këtë letër, sot zyrtarisht paraqes dorëheqjen time të parevokueshme nga pozicioni i Kryetares së Bashkisë Himarë.

Dua të shpreh falenderimet dhe mirënjohjen më të thellë stafit të Bashkisë Himarë, Këshillit Bashkiak Himarë dhe çdo banori të Himarës për mbështetjen dhe për vlerat njerëzore që kemi ndarë gjatë kësaj periudhe.

Përulësisht kërkoj të pranoni mirënjohjen time të sinqertë, për bashkëpunimin dhe për çdo gjë që kemi arritur së bashku.