Deputeti i Partisë Socialiste Ilir Metaj dhe anëtari i Kryesisë së Rithemelimit të PD, Eno Bozdo kanë debatuar në studion e Euronews në lidhje me dokumentarin e publikuar nga RAI 3,në të cilën trajtohen çështje të krimit dhe të korrupsionit në Shqipëri, akuza për lidhje të krimit me shtetin, si dhe në lidhje me vizitën e Giorgia Melonit në Shqipëri.
Debati ka qenë me tone të ndezura, ku Metaj dhe Bozdo kanë përplasur opinionet e tyre.
Pjesë nga debati:
Enno Bozdo: Unë sinqerisht të përgëzoj…
Ilir Metaj: Nuk më duhet përgëzimi yt.
Enno Bozdo: Të përgëzoj për guximin dhe trimërinë që kë që vjen këtu të mbrosh Edi Ramën. Sinqerisht të përgëzoj për trimërinë që mbron të pambrojtshmen. Kryeministri që ti mbron, u damkos në televizionin publik italian, sikurse është damkosur kudo, në Gjermani nga Bild, kudo në Europë…
Ilir Metaj: Flet ti për standardet e Europës, duke pasur atë gjë në bluzë (referuar fotos së ish-kryeministrit Sali Berisha) Asaj krijese i shkon shumë ajo ngjyra i zezë, është atje ku ka vendin. Ti gjithashtu.
Enno Bozdo: Ti je kamikaz i Edi Ramës! Kryeministri yt dhe vëllai i tij që doli qartaz me fakte në trafik droge..Kush e priti përfaqësuesin e Sinaloas, më thuaj kush e priti? Ai e priti mu në kryeministri…
Ilir Metaj: Shiko, nuk e ndaj dot tani a është për fat të mirë, apo për fat të keq, po duke dëgjuar çfarë thua, më shkon mendja te njerëzit e shpellës së Platonit, që të mbyllur brenda, shihnin hijet e njerëzve jashtë të reflektuar te muri brenda shpellës dhe kujtonin se ai ishte realiteti jashtë. “Non grata” u ka mbyllur brenda në shpellën e tij dhe hijet në mur janë në fakt sirenat që u këndojnë te veshi këngët e tij, duke u zhytur gjithmonë e më thellë në errësirën e trazuar të mungesës së integritetit moral e dinjitetit.
Enno Bozdo: U doli qartë ai është kryeministër i damkosur. Del Edi Rama e thotë “ai shau Shqipërinë”. Nuk shau Shqipërinë mor zotëri, shau Edi Ramën dhe e gozhdoi…
Ilir Metaj: Nëse sheh humnerën për kohë të gjatë, pastaj humnera kthehet të të shikojë ty, ka thënë Niçe…
Enno Bozdo: Ai e gozhdoi, i numëroi faktet që pret në zyrë mafien e Dibrës, të Durrësit, që ka koordinator për mafien. Foli me emra e me mbiemra ai. Shqipëria është një vend që eksporton vetëm krim. Reporteri i Rai3 e tregoi qartë me fakte se kemi të bëjmë me narkoshtet dhe kryeministër të përlyer e damkosur. Dhe kjo u bë pikërisht në televizionin publik italian…
Ilir Metaj: Të vetmit reporter italianë që pasqyrojnë çfarë është Shqipëria në të vërtetë, janë mijërat e italianëve që kanë zgjedhur vendit tonë jo vetëm si destinacion turistik, por edhe si një vend për të ndërtuar të ardhmen e tyre duke investuar në biznes, apo në imobiliare. Ata janë reporterët e vërtetë italianë! Dhe kryeministrin e narkoshtetit tuaj, e presin me rradhë në vizita zyrtare liderët e Europës, ndërkohë që zgjedhin Tiranën si tryezë për vendimarrjet e rëndësishme jo vetëm për rajonin po edhe më gjerë! Ndodh ngaqë “narkoshtet” dhe “narkokryeministër” besoj…
Enno Bozdo: Ai llumi..( bën me gisht nga Metaj)
Ilir Metaj: Jo gishtin e llumit nga unë! Për llum gishtin ktheje nga gjoksi yt, pikërisht aty te ajo figurinë e zeze që mbanë në gjoks i korruptuar familjarisht dhe i demaskuar nga SHBA jo me përkthime të paguara nga llum i juaj i shpifjeve.
Enno Bozdo: Nuk e kisha me ty…