osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Mero Baze në “Zona Zero”: Berisha furnizoi me naftë Milosheviçin, si karshillëk ndaj izolimit që po i bënte SHBA

Mero Baze në “Zona Zero”: Berisha furnizoi me naftë Milosheviçin, si karshillëk ndaj izolimit që po i bënte SHBA

Thyerja e embargos me ish- Jugosllavinë dhe furnzimi me naftë i ushtrisë jugosllave nga Sali Berisha, ishte një hakmarrje e tij ndaj SHBA, kur ai kuptoi që SHBA po e izolonte për shkak të problemeve që po prodhonte në Shqipëri me standardin e demokracisë, arrestimet politike, luftën ndaj drejtësisë dhe më vonë shkatërrimin e zgjedhjeve të 26 Majit.

Salli Berisha në këndvështrimin e tij mendonte se meqë SHBA synonte të ishte aktori kryesor botëror, që donte të mbyllte konfliktin në ish- Jugosllavi kundër Serbisë duke u investuar tek Marrëveshja e Dejtonit, mund të intimidohej duke sabotuar aksionin e saj politik.

Ishte ky motivi që Sali Berisha i hapi kufirin verior Slobodan Miloshevicit duke e furnizuar me naftë si një hakmarrje e fshehtë ndaj izolimit që SHBA po i bënte”, tha gazetari dhe botuesi Mero Baze në emision Ora Zero.

Baze tregoi disa detaje nga bisedat me Berishën në atë kohë rreth embargos së naftës dhe raporteve mes Greqisë dhe Serbisë.

“Oferta e Berishës për Kosovën ishte nën stekën e presionit ndërkombëtar. Qysh kur nisi kriza me SHBA ai e përdorte Kartën e Kosovës për të te negociuar fatin e tij, për ta toelruar për të bërë një pazar me ta. Takimi me presidentin Klinton tani që janë desekretuara e tregon qart se si ai thotë ata boll e kanë një autonomi dhe nëse kërkojnë më shumë është teprim.

Përpara takimit në relacionin e Departamentit shtetit thuhet qartë se Berisha do jetë i dëgjueshëm për Kosovën se ka problem arrestimin e liderit opozitës problemet me drejtësinë dhe pes minoritarët grek.

I vetmi moment privat i tij kur ai është shprehur për këtë gjë, është një moment që e kam shkruar dhe tek libri im për ngjarjet e vitit 1997, kur ia i nervozuar me ndikimin e lobit grek në SHBA dhe qëndrimin armiqësor të Athinës. Ishte një bisedë private në zyrën e tij, i shpëtoi në një farë mënyre i foli inkoshienca: “Ça duan këta grekët tha nuk e kuptoj. Nuk e kuptojnë këta që ne gjithë jetën i kemi pas raportet me Beogradin, është herë e parë që Shqipëria apo përpiqet të lidhet me këta. Po ne një telefon e kemi Beogradin.”

-Si një telefon me kë do flasësh në Beograd?

-Jo nuk e kam për rastin por ne me Beogradin i kemi pas raportet jo me Athinën në histori.”

Më poshtë Baze tha se ajo që unë besoj pse Berisha u tregua aq i hapur dhe i gatshëm ti vinte shkelmin kufirit me Jugosllavinë e ta furnizonte me naftë Miloshevicin, me kompaninë zyrtare te PD, dhe pse e mbronte me aq fuqi shkeljen e embargos …

-…Cfarë, ishte Berisha i shantazhuar nga Beogradi?

-Jo. Ai donte ti tregonte SHBA se ju po më luftoni dhe unë po marrë anën e armikut tuaj. Ju ma bëni me grekët unë lidhem me serbët. Ju po më bëni presion me greket unë kam serbët. Po të dëgjosh deklaratat e Berishës në atë kohë ka nja pes pista pse ka lejuar embargon me Jugosllavinë. Kjo është arsyeja pse ai nuk bën dot kurrë një libër për veten e vet.