Gent Zenelaj replikon me Erion Isain. Dy aktorët edhe janë dakord edhe s’janë dakord por Genti pjesën e fundit e mbyll si dakordësi me Erjon Isain . Një nuk kuptiojmë përse debatojnë kur të dy duan një tatër të ri
Ja pjesa e fundit e përgjigjies së Gent Zenelit për Erion Isain:
Sot ka një ofertë, për të pasur një teatër tjetër… dinjitoz. A kanë të drejtën Shqiptarët ta dëgjojnë këtë ofertë? A kanë të drejtë artistët të detajojnë një projekt duke u bërë pjesë e grupit negociator, të kërkojnë, skenë dinjitoze, parametrat teknikë (xhepat, lartësia, thellësia, warm up-i etj etj) ato parametra që si kemi pasur kurrë.
Pavrësisht çdo fjale, bërtitje apo patetizme, një gjë nuk ndryshon: nevoja për një teatër dinjtioz. Ndaj sot nuk shtrohet çështja, të prishet apo jo teatri; është vetëm një çështje, e vetme, e thjeshtë, teatri. Teatrin që ka munguar. Tetarin kombëtar.
Ky shkrim është për teatralët. Teatralet e partive, shoqatave e mitomaneve nga rruga qe s’kane lidhje fare me teatrin. Ketyre qe sjellin fonine, ekranin apo dhe vezet nga furriku i partise se gjoja ju dhemb teatri!
Për të gjitha ata që as kanë dashur dhe as që duan ta dinë realisht për teatrin dhe artistët, por që koha dhe interesi banale ja u do të jenë teatralë.
Teatralët s’e dinë fare për çfarë flitet… çfarë nevoje ka komuniteti, çfarë realisht i duhet dhe nevojitet publikut. Teatralët ndoshta s’kanë parë asnjë shfaqje në atë teatër.
Teatralët dinë të luajnë vetëm një titull: “Shumë zhurmë për asgjë”. Me tekstin e tyre partiak, patetikë, nuk dëgjojnë, nuk perceptojnë, vetë proçedojnë, luajnë keq. Teatralët bëjnë detyrën e tyre, vetëm një gjë nuk e bëjnë dot; teatrin.
Ndaj në të vetmen kauzë, teatri kombëtar, ka vetëm një zgjidhje. Të largohen teatralët, karagjozet, vezoret, mitomanet e sharlatanet qe s’jane as aktore e as regjisore, dhe të lëmë të flasë vetë, TEATRI!”