Tre dëshmitarë të kombësisë shqiptare kanë raportuar se tre persona të panjohur e kanë futur me forcë në makinën e tyre një grua dhe më pastaj janë larguar” dhe ato deklarojnë se personi i rrymbyer është gazetare e TVSH, thuhet në raportin e brendshëm të Policisë së Kosovës.
Po Bledar Zaganjori drejtori i Informacionit në Radio Televizionin Shqiptar, ka deklaruar se:
“Nuk kemi asnjë informacion që ndonjë gazetare e Radio Televizionit Shqiptar është rrëmbyer të hënën në Prishtinë”, ka thënë Zagonjari në një bisedë telefonike me Insajderin. “Ne nuk kemi dërguar asnjë gazetar apo gazetare për çështje pune në Kosovë gjatë këtyre ditëve”.
Por si qëndron e vërteta?
Flora Ahmet, Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, i tha se raportimet nuk qëndrojnë dhe se dyshimet kanë qenë të bazuara në faktin se një vajze tjetër, e cila dyshohet se është rrëmbyer ka patur makinën e gazetarës në fjalë afër.
“S’ka të bëjë me të fare, ka qenë një rrëmbim, një vajzë, kanë ardhur e kanë marrë, por ajo lidhet vetëm pse ka qenë një makinë e saj afër kemi dyshuar se mos është e saj, mirëpo nuk ka të bëjë fare me gazetaren në fjalë”, u shpreh ajo./ Ekskluzive.al