Kryeministri Edi Rama publikon të dhënat për muajin Prill, lidhur me turizmin në vendin tonë.
Rama shkruan se edhe ky muaj ka qenë mbresëlënëse dhe se tashmë “Shqipëria e Rilindur Turistike është një fakt gjithnjë e më botërisht i njohur”. Sipas të dhënave, Shqipëria edhe për muajin prill renditet vendi i parë në Europë, me një rritje prej 260,8% pasagjerësh krahasuar me vitin 2019.
“Edhe PRILLI me rritje mbresëlënëse, sepse Shqipëria e Rilindur Turistike është një fakt gjithnjë e më botërisht i njohur, ndërkohë vetëm sytë e disa shqipove që nuk duan të shohin nuk e shohin, po më mirë kështu se na mbrojnë nga syri i keq.
Ndërkohë rriten të ardhurat në ekonominë familjare të kujtdo që ka lidhje me zinxhirin e vlerës së industrisë së turizmit rriten investimet në infrastrukturën e mikpritjes rriten punësimi dhe pagat në sektorin e shërbimeve rriten edhe të hyrat në arkën e shtetit pa rritur taksa rritet edhe krenaria e dinjiteti i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare”, shkruan Rama.