Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas transmetimit të dokumentarit të turpshëm të televizionit italian “Rai3” ku gazetarët spekuluan për lidhje të krimit me qeverinë shqiptare.
Referuar kërkesës së Gaz Bardhit për mocion me debat në Kuvend dhe thirrjes së Berishës për protestë, Edi Rama i ka krahasuar me “Minj, hardhuca dhe zhapikë”. Pavarësisht se opozita e ‘Non Gratës” i bën jehonë shpikjeve dhe akuzave pa fakte, Rama zotohet se Shqipërinë nuk e nëpërkëmb dot askush.
“U mbars mali polli një mi dhe tani minj, hardhuca e zhapikë kanë kohën e ahengut të fitores në humbje! Është koha e daljes së shpirtit të së keqes që mpaket e çirret, ndërkohë që Shqipërinë as e ndal dot më kush dhe as e nëpërkëmb dot më askush”, shkruan Rama.