Nga Anri Bala
Partia Demokratike e vulës, e katandisur me ca trushplarë që shikojnë ëndrra, ka shpalosur një program elektoral për zgjedhjet e ardhshme.
Moria e gëjeshtrave të sigurta, është aq madhe, sa për një moment mendon se Basha është në një përgjumie të thellë, që duket vështirë se ka për tu zgjuar.
Premtime utopike, ku kryetari Lyli premton atë që Gaddafi u jepte çifteve libiane, nga 20 mijë dollarë po të lindnin 3 fëmijë… Luli ia kalon… në 24 mijë!
Ndërsa premtimi i kredisë për 30 mijë të rinj pa interes, për të blerë shtëpi dhe krijuar familje, është një kopje e keqe e qeverisë së Gaddafit, që jepte për 25 vjet nga fondi i taksave të shoqërive të hidrokarbureve, që të shlyheshin me punë të papaguar dhe as nuk guxonte të hiqej si pronar i bankave… sikurse hiqet Luli.
Ndërsa subvencionimi 100 milion euro për bujqësinë, është gënjeshtra e tretë e rëndë, sepse shteti po e subvencionon brenda parametrave ekonomik dhe në një mandat 4 vjeçar, i bie si pas ekonomistit Lyli, të jap falas gjysëm miliardi euro, që nëse do i kishte një qeveri si teprica, do ishin një aset i ëndërruar për arsimin dhe mbrojtjen.
Pastaj, heqja e vizave me SHBA, është gënjeshtra më qesharake që shkrin gazit edhe fluturakët jo më njerezit. Statusin e vendit, që udhëton pa viza drejt SHBA-së, e inicion qeveria Amerikane dhe asnjë ligj nuk ekziston, ku vende të ndryshme kanë të drejtën e aplikimit për heqje vizash. Është dëshira dhe vullneti politik i Kongresit Amerikan, që mund të vendos kur ata mund t’i bëjnë një dhuratë të tillë vendit tonë.
Se çfarë problemi prone do zgjidh Luli vetëm mendja e tij e shpik, si doktori që ngjallë të vdekur. Pronat u tjetërsuan dhe u vodhën kur Lyli me babain e tij Berisha ishin qeveritarët më të përçudnuar dhe dirigjent në këtë grabitje dhe sot me gjithë përpjekjet e qeverisë aktuale për ta çuar pronën tek i zoti, nuk ka zot që e çon… do të duhen vite.
Ndërsa për të përndjekurit që Lyli me Saliun i mashtruan deri në vetëflijim, do i trajtoi si ushtarak të ushtrisë së vdekur, me paga imagjinare, sepse shumica e tyre janë larguar nga kjo botë dhe nuk u jepet mundësia të dëgjojnë perlat e ish masakruesit të tyre ,që po kthehet në shpëtimtarë.
Pa i përmendur të gjitha broçkullat, një pyetje për Lulin që tregon se çfarë mrekullirash do bëj ai dhe ca klloun të tjerë që ndjekin:
Ku do të gjenden këto miliarda, sepse duke ulur taksa dhe duke dhuruar para, ekonomia kthehet aty ku e la… as para për të paguar invalidët?! Ndoshta harroi, sepse nuk lexoj asnjë rrjesht nga do të përfitohen, por recitoi se çfarë do sillte, sepse programi elektoral fillohet: Ne do bëjmë… dhe nga këto do të paguajmë, ne do bëjmë… dhe këto para do të përdoren…!
Luli qenke zgjuar me ëndrra, vetëm bën mirë mos i përsërit dy herë, se do çohet Gaddafi nga varri e do të kërkoi llogari, për programin e “mrekullive” që i ke vjedhur./Ekskluzive.al