Gazetarja Ornela Hila, në një lidhje live me Skype në rubrikën Çështja e ditës në News 24 të moderatorit Klevin Muka, u pyet cili është përceptimi i italianëve, pas dokumentarit të RAI3 për Shqipërinë.
Hita theksoi se dokumentari i RAI 3 është parë nga 4-5 milionë njerëz. Ajo shtoi se marrëveshja për emigrantët mes Italisë e Shqipërisë nuk është komentuar pozitivisht nga komunisto-majtistët anti Melon, duke shtuar se Rama ka marrë kritika të forta nga e majta italiane
Dokumentarin e RAI3 e kanë parë 4-5 milionë njerëz. Rama është kritikuar nga qendra e së majtës. Marrëveshja nuk është komentuar pozitivisht, sidomos nga e majta, që e kanë pare këtë akord si shpëtuese elektorale për Melonin.
Nga pikëpamja politike Meloni është e fituar, sepse mbajti premtimin, pasi Gjadri do të funksinojë nën juridiksionin italian. Në sondazhet politike kryeministrja Meloni vazhdon që të jetë në krye bashkë me opinonin për shqipërinë mike.
Më pas erdhi edhe njohja e pensioneve. Kishte 15 vite që flitej njohja e pensioneve dhe ky ishte premtim tjetër i mbajtur i Georgia Melonit dhe i qeverisë Rama. Marrëveshja për emigrantët dhe njohja e pensioneve kanë qenë në interes të të dyja palëve. Ajo që bën përshtypje është se Shqipëria sot shikohet nga italianët si perlë e vogël për t’u vizituar.
Për fat të mirë italianët ka krijuar për Shqipërinë një perceptim pozitiv për turizmin, thotë kjo gazearja e Fanes, që nuk di se çfarë të gënjej, sepse fakti është që Edi Rama e bëri gazetarin e thashethemeve, që të përsëriste një thes me gënjeshtra, ato që kishte dëgjuar nga lehsit e Rithemelimit dhe Lulzimit me një ndryshim… të përkthyera në gjuhën italianne nga TV e komunistëve italian Rai 3.