Ndryshimet në qeveri pritet të shoqërohen me dy faza. E para është faza pas vendimit për negociatat. Më 28 qershor Këshilli i BE do vendosë nëse do ketë hapje negociatash dhe në varësi të vendimit varet dhe e ardhmja e qeverisë. Shqipëria pritet të marrë hapje negociatash me kusht dhe kjo do sjellë ndryshime në kabinet me qëllim përmbushjen e kushteve.
Faza e dytë do jetë ajo e shtatorit, e cila do sjellë rifreskim total në kabinetin qeveritar. Burime të gazetës “Sot” thanë se ta parat që rrezikojnë të largohen janë ministrit që janë emëruar që prej vitit 2013. Në shtatorin e 2017, pritej që kryeministri të bënte një rifreskim të kabinetit, por shumica ministrave të vjetër mbetën në postet e mëparshme. Kryeministri ka mbetur i pakënaqur nga shumë prej tyre dhe si duket mund të largohen.
Në vendimin që ai do marrë do kenë rëndësi dhe dy faktorë: turi i llogaridhënies dhe platforma “shqipëriaqëduam”. Mësohet se kryeministri do shohë se ndaj kujt ka më shumë ankesa dhe si ka qenë performanca në zgjidhjen e ankesave. Po ashtu do merren për bazë dhe ankesat e qytetarëve gjatë takimeve që janë bërë në fshatra e qytete, ku nuk kanë munguar sulmet dhe ndaj ministrave konkretë. Pasi të analizohen të gjithë këta komponentë, kryeministri do përcaktojë dhe emrat që do të largohen nga qeveria