Është tronditur sërish bota e artit dhe muzikës, pasi vetëm pak orë pas vrasjes së reperit 20-vjeçar “XXXTentacion”, është ekzekutuar edhe i riu i talentuar, Jimmy Wopo.
Mirror shkruan se ai është qëlluar me armë në Pennsylvania mbrëmjen e së hënës, ndërsa policia ka thënë se të dy viktimat janë vrarë në të njëjtën mënyrë, teksa kanë qenë në makinat e tyre.
Arsyet e vrasjeje ende nuk janë të qarta ndërsa po hetohet nëse vrasjet kanë lidhje me njëra-tjetrën.
Sipas njoftimeve, ylli në rritje sapo kishte nënshkruar marrëveshjen e tij të parë të madhe, pasi po menaxhohej nga producentin muzikor Sledgren, i nominuar për Grammy.
Pas mësimit të vdekjes së tij, menaxheri shkruajti: Ne sapo nënshkruam kontratën, nuk ndal dot së qari