Donald Trump përballet me 34 akuza për falsifikim të dokumenteve të biznesit për të mbuluar një pagesë prej 130 mijë dollarësh për yllin e filmave për të rritur, Stormy Daniels.
Ish-presidenti amerikan përballet me dënime nga gjoba deri në katër vjet pas hekurave. Megjithatë, nëse dënohet, benefitet që Trump përfiton si ish-shef i Shtëpisë së Bardhë do të gëzoheshin ende prej tij.
77-vjeçari do të vazhdonte të përfitonte nga privilegjet si pensioni apo sigurimi përjetësisht nga shërbimi sekret i SHBA.
Sipas Aktit të ish-Presidentëve, Trump ka gjithashtu të drejtën për një pension dhe përfitime të tjera financiare, të cilat do të vazhdonte t’i merrte.
Për vitin financiar 2024, Trump mori 236 mijë dollarë nga pensioni i tij.