“President De Luca, unë jam ajo trapja Meloni. Si jeni?”. Me këto fjalë iu drejtua kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, presidentit të rajonit të Campania, Vincenzo De Luca duke përshëndetur dhe duke i dhënë dorën.
Ndërsa, ai iu përgjigj: “Mirë se erdhe”.
Kjo ishte hera e parë që ata të dy takoheshin pasi në muajin shkurt presidenti i Campania Vincenzo De Luca, e quajti kryeministren italiane “trape” teksa fliste me disa gazetarë.
Deklarata e tij u bë në Romë, teksa ai po fliste për çështjen e autonomisë lokale dhe zhbllokimin e disa fondeve.
Në atë kohë Meloni i dërgoi një mesazh duke u shprehur se De Luca “duhet të punojë në vend që të protestojë”, ndërsa De Luca iu përgjigj sulmit të Melonit me një fyerje të drejtpërdrejtë duke e quajtur ‘trape’.