Në vitin 2013 skruante “Dua të jem si Zoe Barnes”. E pikërisht pse donte të imitonte gazetaren e “House of Cards” sot Ali Watkins, gazetare për New York Times, është në telashe të mëdha.
Në jetën reale, gazetarja ka patur një marrëdhënie intime me James Wolfe, ish-zyrtar përgjegjës për sigurinë e Senatit Amerikan, nga i cili duket se ka marrë të dhëna të rezervuara dhe media për të cilën ajo punon e ka vënë nën hetim.
Reporterja është autore e shumë skupeve, duke nisur nga ata të publikuar në ‘Buzzfeed’, deri tek ‘NYT’, ku punësohet në dhjetor të 2017-s, pikërish në përfundim të ‘lidhjes së dashurisë’ me funksionarin e lartë.
Përmes komisionit të inteligjencës së Senatit Amerikan, për të cilin Wolfe ishte përgjegjës, kanë kaluar kërkesat parlamentare më delikate, nisur nga “Russiagate”, shkruan Corriere della Sera
Mes ‘scoop’-eve të publikuara nga gazetarja është edhe ai i takimit të njërit prej këshiltarëve të presidentit Trump, Carter Page, me një ish-spiun rus gjatë fushatës elektorale të 2016-s.
Wolfe përfundoi nën hetim dhe u arrestua më vonë nga FBI, për nxjerrje të sekretit.
Fillimisht ai e mohoi një gjë të tillë, por u detyrua të pranonte më vonë, pasi ishte survejuar për një kohë të gjatë dhe mesazhet që kishte shkëmbyer me gazetaren Watkins vërtetonin akuzat.