osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Agjencia franceze e ekspertizës: Franca “do t’i japë një dorë” Shqipërisë në rrugën e vështirë drejt BE

Agjencia franceze e ekspertizës: Franca “do t’i japë një dorë” Shqipërisë në rrugën e vështirë drejt BE

Para se të trokasë në dyert e Bashkimit Europian, Shqipëria duhet të jetë gati. Për një “po” në vend të një “jo”-je, vendi duhet fillimisht të integrohet institucionalisht dhe ekonomikisht. Në këtë drejtim është Franca që do t’i japë “një dorë” vendit në rrugën e vështirë të anëtarësimit me objektiv ambicioz vitin 2030.

Jeremie Pellet, drejtor i Përgjithshëm i “Expertise France”, shprehet: “Ne punojmë në fushën e reformave në sektorin e energjisë, në pavarësimin ekonomik të grave, në fushën e klimës. Kemi projekte që po zbatohen në mbështetje të Ministrisë së Drejtësisë në dy prioritete. I pari ka të bëjë me mbështetjen ndaj reformave për një rritje ekonomike të qëndrueshme dhe i dyti është sigurisht perspektiva e Bashkimit Evropian.

Siç i ka thënë presidenti i Republikës, Emmanuel Macron, kryeministrit shqiptar, integrimi është një moment ribashkimi dhe ne duhet ta konsiderojmë Shqipërinë tashmë si pjesë e familjes evropiane”.

Në linjë me objektivat e shpallur nga Qeveria e Shqipërisë, agjencia franceze e ekspertizës do të mbështesë vendin me para dhe njohuri në drejtim të zhvillimit të sektorit energjetik për të qenë “eksportues neto” në 2030.

Jeremie Pellet thekson:

“Ne punojmë edhe për sa i përket transformimit të tregut të energjisë, një nga shtyllat kryesore të aderimit të Shqipërisë në BE. Ne punojmë në këtë fushë në bashkëpunim me Agjencinë Rregullatore të Energjisë. Ideja është të kemi sa më tepër energji të qëndrueshme në një vend që tashmë një shembull i mirë sepse 100% e energjisë së prodhuar është e rinovueshme.

Duhet të vazhdojmë të punojmë në diversifikimin e burimeve të energjisë dhe përdorimin e kësaj energjie në sektorë si transporti, në mënyrë që të kemi një kurbë të qëndrueshme të emetimit të ulët të karbonit”.

“Përgjegjësia është e qeverisë, sfida është e gjithë shoqërisë”, për të shmangur një efekt të mundshëm “boomerang”, qeveria dhe institucionet shqiptare do të këshillohen edhe për menaxhimin e “boomit të turizmit”: “Prandaj ne punojmë me Ministrinë e Turizmit dhe të mjedisit për të bashkërenduar këto dy prioritete dhe të bëjmë të mundur që ky zhvillim turistik të jetë i qëndrueshëm dhe të sjellë sa më shumë të ardhura për strukturat afatgjata të vendit”, tha ai për A2 CNN.

Me ftesë të presidentit Emmanuel Macron, kryeministri Edi Rama pati një vizitë 2-ditore në Francë, në prill. Në Paris u firmos edhe një marrëveshje ndërqeveritare. Në dokumentin e depozituar për ratifikim në Parlament, Franca angazhohet të ndihmojë Shqipërinë në zbatimin e reformave të nevojshme me qëllim anëtarësim në Bashkimin Europian.