Gjendja shëndetësore e avokatit Sokol Mëngjesi është përkeqësuar, pasi ai u godit me dorezë metalike nga tre persona.
Raportohet se Mëngjesi është futur në intubim për shkak të dëmtimeve në pjesën e kokës.
Ngjarja e rëndë ndodhi pranë kopshtit 31, në zonën e ish-Bllokut ku avokati sapo kishte çuar fëmijën.
Agresorët të pa maskuar i zunë pritë, teksa avokati po lëvizte në këmbë, në një zonë të frekuentuar nga shumë qytetarë e të mbuluar me kamera sigurie dhe e goditën disa herë në kokë duke e lënë pa ndjenja.
Pasi e quajtën misionin e tyre të kryer dhunuesit u larguan në këmbë nëpër rrugica ku i priste një automjet. Ndërsa avokati u transportua me urgjencë drejt spitalit.