Divorci i saj bëri bujë të madhe muaj më parë. E po aq bujë bënë javën që kaloi edhe disa foto ku Eneda Tarifa shfaqej në shoqërinë e ish-partnerit.
Pas 18 vitesh bashkë, kohë më parë u mësua lajmi se ata janë ndarë. Nuk dihet ende nëse ka një rikthim mes tyre, por ajo që dihet është se Enedës mbrëmë i është “thyer” sërish zemra.
Këngëtarja ka zbuluar se është tifoze me Brazilin në Kampionatin Botëror të Futbollit, shkruan ShkodraNews.
“Pas barazimit te Brazilit duke kthyer dhimbjen ne force… “, shkruan Eneda Tarifa.
Urojmë që dasma e mbrëmshme t’ja ketë larguar sado pak Enedës trishtimin për rezultatin e dobët të Brazilit.