Deputeti Erion Braçe ka reaguar për incidentin e rëndë që ka ndodhur në protestën e Rithemelimit dhe Partisë së Lirisë para bashkisë së Tiranës, ku militantët hodhën molotov drejt gazetarëve dhe qytetarëve. Ndërsa ka publikuar pamjet nga incidenti, Braçe shkruan se kjo protestë po kthehet në rrezik për shqiptarë dhe të huaj që lëvizin në qendër të Tiranës.
“Bashkia e Tiranës, qendra e Shqipërisë; Zona më e populluar në qytet! Molotov që për pak pjek të gjallë njerëz! Shikojeni edhe një herë; Kjo është tentativë vrasje, me dashje apo pa dashje, do ishte vrasje! Është hera e dytë në pak javë! Një armë-si molotovi, në dorë të kalamajve të papërgjegjshëm, me urdhër të partisë me kriminale ne vend, bën gjëmen!
Kjo nuk ka me lidhje me Erion Velinë! Herën e tretë, me dashje apo nga budallallëku, kanë për të vrarë njerëz! Ndaleni! Kjo proteste po kthehet ne kriminale e rrezik për shqiptare e te huaj qe lëvizin në qendër të Shqipërisë! Ndaleni sa nuk kanë vrarë njeri!”, shkruan ai.